Politike

Shengeni Ballkanik/ ‘Serbia nuk e mban fjalën’, edhe Vjosa Osmani kundër: Do ta bindim edhe Ramën se është gabim

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani u shpreh se në takimin e parë me kryeministrin shqiptar Edi Ramën, do t'i ndrshojë mendjen për të dalë kundër marrëveshjes. 
Featured image of article: Shengeni Ballkanik/ ‘Serbia nuk e mban fjalën’, edhe Vjosa Osmani kundër: Do ta bindim edhe Ramën se është gabim Edi Rama dhe Vjosa Osmani

TIRANË– Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka folur lidhur me takimet e zhvilluara për Shengenin Ballkanik.

Në një intervistë për “Opinion”, Osmani u shpreh se në takimin e parë me kryeministrin shqiptar Edi Ramën, do t’i ndrshojë mendjen për të dalë kundër marrëveshjes.

PJESË NGA INTERVISTA:

Nuk e përkrahim një nismë të tillë. Për mua nuk ka qënë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim pa marrë pajtimin e shteteve të tjera.

Pse të mos ketë Shengen?

Ne akoma nuk mund të lidhim marrëveshje me Serbinë pasi mund të nisin persona që të shkaktojnë tensione të Kosovë. Ne nuk kemi një dokument që është hartuar. Bëhet fjalë për 700 e ca pika.Ne nuk përtojmë t’i lëxojë por nuk i kemi pasur. Serbia ka dëshmuar që nuk e mban fjalën. Merreni si shembull CEFTAN. Akoma nuk i respekton. Shqipëria së pari duhet të ulej me Kosovën dhe më pas. Kryeministri Edi Rama e ka marrë njëherë refuzimin tonë për këtë nismë, në vitin 2015-2016. Jam e hapur që ta dëgjojë zotin Rama dhe do ta bindim se është një nismë e gabuar.

Më herët Kurti deklaroi se Shqipëria fillimisht duhet të hiqte taksën e rrugës së Kombit para se të unifikohej me vendet e tjera të rajonit. Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama i ka kthyer përgjigje Kurtit, duke u shprehur se ishte i vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Autoritetet e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi zhvilluan pak ditë më parë një takim në Ohër lidhur me Shengenin Ballkanik. Kosova ka refuzuar që të dërgojë përfaësues pasi Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë, ndërsa kritikët e kanë cilësuar një nismë të tillë “Jugosllavia e Re”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment