LIVE UPDATES
Ekonomi

Shëndetësia/ 67 mln euro shpenzime për përballimin e pandemisë, 37 mln euro për koncesione

22 Tetor 2020, 05:38 Nga DOSJA
Shëndetësia/ 67 mln euro shpenzime për përballimin e

SHQIPËRI- Pagesat direkte nga buxheti në mbështetje të sektorit të shëndetësisë për të përballuar pandeminë Covid- 19 përllogaritën në 8,4 miliardë lekë ose 67 milionë euro sipas projektbuxhetit 2021 që u publikua nga Ministria e Financave.

Nga kjo shumë 2,4 miliardë lekë janë shpenzuar në vitin 2020 si një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar emergjencën mjekësore, ndërsa 6 miliardë lekë të tjera do të duhet të vihen në dispozicion vitin që vjen për të mbuluar një sërë nevojash për përballimin e pandemisë.

Sipas të dhënave nga projektbuxheti kosto e pandemisë është sa 20 për qind e fondit total për sektorin e shëndetësisë prej 41.2 miliardë lekësh të programuar për 2021.

Pagesat për koncesionet në shëndetësi

Vitin që vjen rritet më tej barra e buxhetit të shëndetësisë për të përballuar pagesat e koncesioneve për shkak se hyn në fuqi pagesa e plotë për PPP e shërbimit laboratorik në spitale.

Më 2021 pagesat totale për koncesionet e shëndetësisë janë 4.7 miliardë lekë ose 37 milionë euro. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do marrë 1.28 miliardë leke pagesa për 2021. Ky koncesion filloi zbatimin në mesin e këtij viti. Check up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 mln lekë dhe 779 mln lekë. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 (e pritshme) koncesionet e shëndetësisë kanë marrë morën 16.1 miliardë lekë financime ose 131 milionë euro.

Kjo shumë është sa dyfishi i nevojave për financimin e pandemisë.

Si do të shpenzohen fondet e Covid-19

Ministria e shëndetësisë përllogarit se 6 miliardë lekët për vitin 2021 nevojiten për të përballuar nevojat pandemike si më poshtë:

-Marrjen e masave efektive dhe ruajtjen e vazhdimësisë së shërbimeve spitalore, ofrimin e shërbimeve bazuar në protokollet mjekësore COVID-19, adaptimin e shpejtë dhe përshtatjen e shërbimeve ndaj kërkesave të reja që mund të paraqiten ,si pasojë e pandemisë, përdorimin me eficiencë të burimeve njerëzore, si dhe krijimin e ambientit të sigurt spitalor për profesionistët e shëndetit.

-Ripozicionimin e shërbimeve spitalore të arritshme fizikisht për popullatën, që ka nevojë për përdorimin e tyre dhe vazhdimësinë e ofrimit të shërbimit spitalor të urgjencës në kushtet e ashpërsimit të pandemisë.

-Vlerësimin dhe përditësimin e protokolleve të hartuara për referimin dhe transportin nga urgjenca paramjekësore në strukturat spital dhe zgjerimi i skuadrave të lëvizshme dhe të dedikuara që ofrojnë shërbime në banesë dhe në bashkëpunim me mjekët e familjes;

-Hartimi i protokolleve për trajtim në banesë nga QKUM (skuadrat e terrenit) në bashkëpunim me mjekët e familjes, për pacientët që nuk kanë nevojë për hospitalizim dhe shtim të mëtejshëm të kapaciteteve të burimeve njerëzore duke rekrutuar dhe trajnuar staf shtesë;

-Shtim të kapaciteteve, përfshirë flotën e autoambulancave, kapacitetet në sistemet e informacionit, etj.

-Fuqizimin e rolit të Mjekut të Përgjithshëm dhe të Familjes, Mjekut Specialist të Qendrave Shëndetësore dhe infermierit në Kujdesin Parësor në diagnostikim dhe ndjekje të pacientëve me COVID-19 dhe pacientëve të tjerë kronikë me probleme për lëvizje/dalje nga banesat e tyre, nëpërmjet platformave digjitale si skype, ëhatsapp, etj., ose nëpërmjet vizitave në banesë kur mjeku e gjykon të arsyeshme, e veçanërisht për personat me risk të lartë.

-Ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shtëpitë e të Moshuarve (azile) në përputhje me nevojat e tyre përmes bashkëpunimit me mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes dhe në rastet kur është e nevojshme edhe me mjekët specialistë të poliklinikave (QSHS) dhe infermierëve.

-Fuqizimin e shërbimit infermieristik territorial për të fuqizuar asistencën (kujdesin) në banesë për të sëmurët kronikë, pacientët me paaftësi fizike (tetraplegjikë, paraplegjikë, të verbërit, invalidët e përhershëm), pacientët me probleme të shëndetit mendor dhe ata që për arsye të pamundësisë së lëvizjes janë të izoluar në shtëpi.

-Ofrimin e konsultave on-line për pacientët kronikë në gjendje të stabilizuar me qëllim kufizimin e grumbullimit të tyre ambientet e strukturave shëndetësore.

-Rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe ofrimin e panelit të analizave të nevojshme si dhe testimin për RT – PCR SARS COV 2 edhe në sistemin spitalor rajonal

-Në kuadër të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatave të krijuara nga COVID-19 dhe uljen e përhapjes së infeksionit do të garantohet furnizimi i pandërprerë i stafit mjekësor me të gjitha mjetet mbrojtëse personale të nevojshme, duke përfshirë: Maske Respiratore; Syze mbrojtëse; Doreza; Përparëse me një përdorim dhe të padepërtueshme; Kapuçët kirurgjikalë të kokës; Veshjet mbrojtëse Tyvek, etj.

-Me qëllim parandalimin e shpërhapjes së infeksionit në institucionet spitalore do t’i kushtohet gjithashtu rëndësi e veçantë: Manaxhimit të mbetjeve infektive; Zbatimit të rreptë të protokolleve mbrojtëse nga stafi mjekësor; Kontrollit të infeksionit mjedisor nëpërmjet dizinfektimit të saktë dhe të shpeshtë të ambjenteve të kujdesit shëndetësor.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi kriza e covid-19 shëndetësia në shqipëri kriza e covid-19 shëndetësia në shqipëri

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni