Kulture

“Shën Tereza”, spektakli më i madh humanitar, i sjellë nga Sokol Guga për herë të parë në Prishtinë

Spektakli i madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”  do të vijë për herë të parë në Kryeqytetin e Kosovës, nga bashkëpunimi mes regjizorit të ri, Sokol Guga dhe Radio Televizionit 21.
Featured image of article: “Shën Tereza”, spektakli më i madh humanitar, i sjellë nga Sokol Guga për herë të parë në Prishtinë Sokol Guga

PRISHTINË-  Ky evenimet mjaft i rëndësishëm humanitar do realizohet brenda këtij muaji në Prishtinë, teksa do të ketë një transmetim live nga RTV 21 dhe në platformën televizive  shqipatare DigitAlb.

Pritet të jetë një spektakël gjigand, ndërsa vetë Guga në lidhje me këtë eveniment shprehet se ndihet shumë i lumtur që do të jetë këtë vit pranë vëllezërve kosovarë për realizimin e këtij spektakli humanitar në nderim te Shenjtores së madhe shqiptare, me famë boterore, Nënë Tereza.

Do të jetë në transmetim për 2 orë rresht në datën 21 shtator,  eveniment i cili do të bëjë fitues të apartamenteve, bursave të studimit, kurimeve për femijët në nevojë, dhjetëra njerërz.

Mësohet që do të ketë emra të mëdhenj  të artit dhe kulturës shqiptare në Spektaklin e madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”.

Deri më tani është bërë i ditur edhe emri i sopranos së njohur Arlinda Morava, e cila do marrë pjesë në këtë spektakël.

Ndërsa vetë Guga dhe stafi i tij kanë nisur nga hapat e parë të punës, për realizimin e këtij spektakli gjigand. Ai shprehet i lumtur që po bashkëpunon me RTV 21.

Sokol Guga

“Lehtësim i madh të punosh me Afërdita Kelmendin e televizionin e saj. I jam mirënjohës që më krijoi mundësinë të punojë me median me të madhe private në Kosovë”- është shprehur Guga.

Gjithashtu do të ketë edhe një numër të madh teknikësh nga Tirana që do të mbulojnë pjesën e audios, të ndriçimit me në krye drejtorin e fotografisë Arlind Shehu, ekipi i skenografisë me ne krye skenografin e madh shqiptar Bashkim Zahaj, si dhe shumë organizatorë të tjerë që do të japin kontributin e tyre në këtë spektakël gjigand.

A.C/Dosja.al

Shto Koment