Politike

‘Shembull i injorancës’/ Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Më sulmoi me fyerje, do marrë dënim të pashoq, votoni më 25 prill

  • Rama nga Shiroka: Voltana Ademi është shembull i injorancës
  • Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i cilësoi etiketimet e kreut të qeverisë si retorikë të një personi që po kalon ditët e fundit në pushtet.
    Featured image of article: ‘Shembull i injorancës’/ Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Më sulmoi me fyerje, do marrë dënim të pashoq, votoni më 25 prill Voltana Ademi

    SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i ka kthyer përgjigje kryeminisrit Edi Rama, pas akuzave që ai ngriti ndaj saj gjatë vizitës në qytet. Në një deklaratë për mediat, Ademi i cilësoi etiketimet e kreut të qeverisë si retorikë të një personi që po kalon ditët e fundit në pushtet. Sa i përket akuzave për mosbashkëpunim, ajo u shpreh se Bashkia e Shkodrës ka kërkuar financim për mbi 60 projekte në qytet, të cilat nuk kanë marrë mbështetje nga pushteti qendror. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo premtoi ndëshim të paparë në histori për Ramën duke u kërkuar qytetarëve që të votojnë masivisht më 25 prill.

    PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP:

    Voltana Ademi: Sot nga Shkodra Edi Rama më sulmoi me fjalorin që vetëm ai njeh, atë të fyerjes dhe sharjes. Shkodra ekulturës nuk e ka pranuar as në komunizëm arrogancën e pushtetit. Duke më sulmuar mua, dëshmon frikën dhe dobësinë e dikujt që ka ditët e fundit të pushtetit. Sot lodhet më kot, e ka të qartë se me 25 prill do të largohet me votë masive. Ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin.

    A jeni treguar mosbashkëpunëse me Ramën?

    Voltana Ademi: Kolegët e mi, Rama e ka zor të përballet edhe me mua, edhe me qytetarët e Shkodrës. Kemi dërguar 60 projekte dhe asnjë nuk është financuar. Çdo retorikë është e kotë. Ajo që bën kudo është e pashembull, prandaj do marrë një dënim të pashoq që nuk e ka marrë askush. Situata është revoltuese. Dilni e pyesni çdo qytetar për mënyrën sesi kryeministrit sillet me ta. Fillon dhe mbaron këto. Ne na ka mbuluar korrupsioni dhe mënyra për të jetuar të lirë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Nëse Rama fiton, a do të bashkëpunoni me të?

    Voltana Ademi: Shkodra zhvillohet çdo ditë me fondet tona. Ato projektet që përmenda i kemi financuar ne me mundësitë tona. Me 26 prill është e pashmangshme. Po vuajmë për lirinë. Duam liri për të ardhmen e fëmijëve tonë dhe për të pasur të mirën materiale që na jep mësimi. Duam të marrim kontributin e qytetarëve tonë. Do t’i lutesha që të shkojnë të votojnë që njëherë e mirë të mbyllim kapitullin më të errët të kësaj historie. Duhet ta ndalojmë dhe do ta ushtrojmë me votë më 25 prill.

    Po çfarë tha Rama sot nga Shkodra për Ademin?

    Gjatë një aktiviteti politik në Shirokë, Rama e cilësoi Bashkinë e Shkodrës si shembullin më drithërues të injorancës, duke u ankuar se nuk kishin mundur të investonin për shkak të mungesës së bashkëpunimit me kryebashkiaken Voltana Ademi. Për më shumë detaje (Shiko këtu)

    (k.m./dosja.al) 

    Një Koment në “‘Shembull i injorancës’/ Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Më sulmoi me fyerje, do marrë dënim të pashoq, votoni më 25 prill

    1. Gamori Surrelit po shton çdo ditë pëllitjen oio oio oio

    Shto Koment