Aktualitet

Shembja e TK/ Reagon senatori italian: Qeveria jonë nuk duhet të heshtë, Teatri është një simbol i miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Ai ka kritikuar ashpër këtë veprim të qeverisë duke thënë se kjo do të rëndojë mbi Shqipërinë pasi shkatërrimi i tij do t’i hap rrugë spekulimit të  ndërtimeve.
Featured image of article: Shembja e TK/ Reagon senatori italian: Qeveria jonë nuk duhet të heshtë, Teatri është një simbol i miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë Paulo Romani

ITALI– Senatori i partisë CAMBIAMO, Paulo Romani së fundmi ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ai ka kritikuar ashpër këtë veprim të qeverisë duke thënë se kjo do të rëndojë mbi Shqipërinë pasi shkatërrimi i tij do t’i hap rrugë spekulimit të ndërtimeve.

Ai thotë se teatri ishte një simbol i lidhjes mes Shqipërisë dhe Italisë duke qenë se teatri ishte projektuar nga arkitekti italian Giulio Berte. Gjithashtu ai akuzon qeverinë italiane se duhet të reagojë për shkatërrimin e një monumenti historik, pasi teatri kishte një pjesë të Italisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një vend pa memorie është një vend pa të ardhme. Zhvillimi dhe modernizimi i një qyteti, në evoluim të shpejtë si kryeqyteti i Shqipërisë, duhet përshëndetur dhe vlerësuar, por jo kur harrohet të ruhet historia e tij. Teatri i inauguruar në vitin 1938 ishte dhe një prej simboleve të miqësisë mes Shqipërisë dhe vendit tonë (Italisë). Ishte projektuar nga arkitekti Giulio Berte për kompaninë “Pater-Costruzioni Edili Speciali e Milanos.  Heshtja e institucioneve italiane, duke nisur nga ministri Di Maio, rezulton një heshtje faji për shkatërrimin e një simboli të rëndësishëm për dy vendet. Urojmë që të braktisen projektet spekulative dhe rindërtimi të mund të sjellë pamjen origjinale të Teatrit, i cili deri para shkatërrimit ishte një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës në kryeqytetin shqiptar”,- shprehet Romani.

Burimi:albaniandailynews.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment