Politike

Shembja e teatrit, reagon Manjani: Përrallat e Rajmonda Bulkut, nuk ka asnjë ligj që lejon këtë

Manjani ka theksuar se nuk ka sot asnjë ligj në fuqi që të justifikojë as shembjen e teatrit,as ndërtimin e një të riu, as me para publike e as me marrëveshje private.
Featured image of article: Shembja e teatrit, reagon Manjani: Përrallat e Rajmonda Bulkut, nuk ka asnjë ligj që lejon këtë Ylli Manjani

Tiranë- Ylli Manjani ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama reagoi pak më parë me disa fjalë të ish-deputetes dhe aktores së PD, Raimonda Bulkut, e cila është për një teatër të ri dhe për shembjen e godinës ekzistuese. (lexo këtu)

Për gjithë këtë Manjani deklaron se këto janë ‘përralla të mazhorancës së ish-deputetes.’

“Nuk ka asnjë, po asnjë ligj sot në fuqi që të justifikojë as shembjen e teatrit,as ndërtimin e një të riu, as me para publike e as me marrëveshje private!”, thekson Manjani.

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përrallat me mazhorancën e Rajmondës dhe minorancën e Edmondit, nuk mund të fshehin pisllëkun që është kurdisur kundër çdo ligji! Edhe ligji anti-kushtetues që bënë për këtë çështje KA RËNË NGA FUQIA!!! Ka rënë sepse vetë i vunë afat atij ligji deri në dhjetor 2018. Nuk ka asnjë, po asnjë ligj sot në fuqi që të justifikojë as shëmbjen e teatrit,as ndërtimin e një të riu, as me para publike e as me marrëveshje private!

NUK KA! Ose të na e tregojnë ku e kanë, se mbase e kanë sekret si tendërat që bëjnë fshehtas. Por në inventarin publik të ligjeve në fuqi, nuk ka një ligj që ti legjitimojë. Edhe ligji për legalizimin ka rënë tashmë nga fuqia. Ndaj ska fare rëndësi se ç’thotë “mazhoranca” e Monda Bulkut e as “minoranca” e Mond Budinës! Teatri Kombëtar është pasuri publike dhe pjesë e trashëgimisë historike e kulturore. Mazhorancat e minorancat nuk pijnë ujë fare! Kjo është çështje e pastër ligjzbatimi. Normalisht nuk kemi pse të presim SPAK për të ndaluar keqbërësit… Por këto krime as parashkruhen e as harrohen.

Për më shumë se 1 vit, artistë dhe qytetarë kundërshtojnë projektin e bashkisë Tiranë, që do të sjellë shembjen e Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë ruajtjen dhe restaurimin e godinës, si një vlerë dhe kujtesë historike për Shqipërinë, por kryeministri Rama e quan Teatrin një “gërdallë” e cila duhet hequr nga për t’i hapur rrugë zhvillimit. Presidenti Ilir Meta, e ktheu dekretin në Kuvend për të mos lejuar shembjen e Teatrit, por Rama dhe Veliaj arritën sërish që t’i hapin rrugë shembjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment