Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ AMT kërkesë Asamblesë Parlamentare Europiane dhe Straburgut: Të bëhet hetim ndërkombëtar, janë shkelur të drejtat e njeriut

AMT i ka dërguar një kërkesë Asamblenë Parlamentare Europiane dhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku kërkon që të bëhet një hetim ndërkombëtar për shembjen e teatrit.
Featured image of article: Shembja e Teatrit Kombëtar/ AMT kërkesë Asamblesë Parlamentare Europiane dhe Straburgut: Të bëhet hetim ndërkombëtar, janë shkelur të drejtat e njeriut Foto nga shembja e Teatrit Kombëtar

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dërguar një kërkesë në Asamblenë Parlamentare Europiane dhe tek Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku kërkon hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas AMT-së më datën 17 maj dhe në protestën e së nesërmes, më 18 maj,  u shkelën të drejtat e njeriut.

“Në protestën e 18 Majit, fill pas shëmbjes kriminale të Teatrit Kombëtar, ku ishin pjesmarrës më shumë se 10.000 vetë, lajmëruam se do të kërkonim një hetim ndërkombëtar për mënyrën se si u shëmb Teatri Kombëtar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut që kreu qeveria shqiptare me këtë akt, duke bërë bashkëpunëtorë në krim Ministrinë e Brëndshme, Policinë e Shtetit dhe Bashkinë e Tiranës.”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi: 

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT dërgon në ASAMBLENË PARLAMENTARE EUROPIANE dhe KOMISIONERI PËR TË DREJTAT E NJERIUT në STRASBURG kërkesën për HETIM NDËRKOMBETAR për shkeljen e të drejtave të njeriut natën e shëmbjes së Teatrit Kombëtar.
Në protestën e 18 Majit, fill pas shëmbjes kriminale të Teatrit Kombëtar, ku ishin pjesmarrës më shumë se 10.000 vetë, lajmëruam se do të kërkonim një hetim ndërkombëtar për mënyrën se si u shëmb Teatri Kombëtar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut që kreu qeveria shqiptare me këtë akt, duke bërë bashkëpunëtorë në krim Ministrinë e Brëndshme, Policinë e Shtetit dhe Bashkinë e Tiranës.
Ne e nisëm tashmë këtë kërkesë tek:
Presidenti i Asamblesë Parlamentare Europiane
Z. Rik DAEMS
Zv. Presidentët:
Z. Roger GALE, Mr. Kimmo KILJUNEN, Znj. Miroslava NEMCOVA, Z. Gusty GRAAS, Z. Egidijus VAREIKIS, Znj. Susanne EBERLE-STRUB, Z. Antonio GUTIERREZ, Znj. Nicole TRISSE, Z. Andreas NICK, Z. Petr TOLSTOI, Z. Oleksander MERZHEKO, Akif Cagatay KILIC, Z. Lars Aslan RASMUSSEN, Znj. Snezana NOVAKOVIC, Znj. Inese LIBINA-EGNERE, Z. Irakli KOBAKHIDZE, Z. Alvise MANIERO
Komiteti i Punëve Zyrtare dhe të Drejtat e Njeriut
Z Boriss CILEVIČS, Z Edmon MARUKYAN, Z Emanuelis ZINGERIS, Z Martin GRAF
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut
Znj Dunja MIJATOVIĆ
Grupi Europian i Partisë së Njerzve
Z. Aleksander POCIEJ, Znj. Theodora BAKOYANNIS
Socialstët, Demokratët Grupi i Gjelbër
Z. Frank SCHWABE
Aleanca e Liberalëve dhe Democratëve për Europën
Z. Jacques MAIRE
Grupi i Aleancës Europiane e Konservatorëve dhe Demokratëve
Z Ian LIDDELL-GRAINGER
Grupi i së Majtës së Bashkuar
Mr Tiny KOX
Anëtarëve të Grupit të Europës së Rinovuar
Z. Laurence Farreng, Znj. Clotilde Armand, Z. Vlad-Marius Botoș, Z. Gilles Boyer, Znj. Syvie Brunet, Znj.Ilana Cicurel, Z. Pascal Durant, Z. Sandro Gozi, Z. Christophe Grudler, Z. Bernard Guetta, Z. Valérie Hayer, Z. Irena Joveva, Z. Fabienne Keller, Znj. Nathalie Loiseau, Z. Radka Maxová, Z. Christoph Oetjen, Znj. Ramona Strugariu, Znj. Marie-Pierre Védrenne, Znj. Stéphanie Yon-Courtin, Znj. Chrysoula Zacharopoulou
Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri
Z. Luigi Soreca
KËRKESË
Drejtuar Presidenti të Asamblesë Parlamentare
Zotit Rik DEAMS
Qëllimi: Hapja e një investigimi ndërkombëtar mbi shkeljen e të drejtave të njeriut që ndodhi ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e shkaktuar nga qeveria shqiptare, bashkia e Tiranë, policia e shtetit dhe ajo bashkiake.
I nderuar Zoti President!
Na lejoni të sjellim në vëmëndjen tuaj disa fakte shqetësuese që rrezikojnë demokracinë e brishtë shqiptare, në lidhje me shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut ndaj artistëve, aktivistëve pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët e mbrojtën atë nga shëmbja deri në çastin e fundit, nga qeveria shqiptare, policia e shtetit dhe bashkia e Tiranës.
I nderuar Zoti President!
Nata e 17 Majit shënoi një regres të madh në demokracinë shqiptare. Sic jeni në dijeni tashmë, mbi 100 artistë, aktivistë e mbështetës së kazuzës së teatrit, të cilët e mbronin atë nga shembja, u sulmuan papritur nga 1500 forca policie në orën 4.30 të mëngjesit, ku bënin pjesë efektivë të policisë së shtetit, forcave speciale, Renea dhe policisë bashkiake, të shoqëruar nga efektivë të IKMT me makineri të rënda dhe fadroma.
Forcat e policisë së shtetit, të policisë bashkiake, ato speciale dhe Renea të aramatosura me armë automatike, ndërhynë brutalisht ndaj protestuesve duke përdorur spry lotsjellës, duke i goditur dhe dëmtuar fizikisht, duke i drejtuar armët, duke i prangosur dhe burgosur për pesëmbëdhjetë orë rrjesht, derisa Teatri Kombëtar u shëmb.
Por nuk përfundoi këtu, mëngjesin dhe pasditen e së njëjtës natë të shëmbjes së teatrit, policia sulmoi protestuesit paqësorë, duke dëmtuar seriozisht disa prej tyre me fraktura, deri dhe në çarjen e daulles së veshit që iu shkaktua njërit prej protestuesve. Përfaqsues të medias ishin gjithashtu viktima të dhunës së ushtruar.
Këto ngarje u pasqyruan në shtypin botëror në datat 17,18,19 si vijon:
The New York Times: Demolition of Albanian National Theater Sparks Angry Protests
The Washington Post: Albanian Protesters, Police Clash Over Theater Demolition
Le Monde: En Albanie, le Theatre National detruit par le gouvernement, un acte barbare
Der Standart: Nationaltheater in Nacht und Nebel, Aktion abgeriessen
La Repubblica: Ruspe sul teatro di Tirana
Il Fatto Quottidiano: Albania, il Teatro Nazionale demolito tra le proteste; fermate 64 persone. Deluse le associazioni. Lo stato italiano intervenga.
Mbase këto mund të jenë skena që kanë ndodhur edhe në vende të tjera me protesta të ngjashme, por ne nuk mendojmë se mund të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër europian; fakti që një godinë e rëndësishme si ajo e Teatrit Kombëtar filloi të shëmbej nga pjesa e përparme e saj nga fadromat dhe makineritë e rënda, kur brenda saj në pjesën e mesit ndodheshin ende protestues dhe forcat e policisë që po përlesheshin me ta, për ti nxjerë me dhunë nga godina. Ne disponojmë video të qarta për këto fakte.
Pas shëmbjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi protesta në të gjithë Shqipërinë, në trembëdhjetë qytetet kryesore të saj, me një numër total protestuesish rreth shtatëdhjetë mijë, me qëllimin e organizimit të një peticioni për rikthimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe sic ishte duke koleksionuar rreth pesëdhjetë mijë firma.
Njëkohësisht Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua organeve të drejtësisë shqiptare, konkretisht strukturës së SPAK për të denoncuar dhunën dhe keqtrajtimin e protestuesve dhe mënyrës së paligjshme se si u shëmb teatri duke shkelur kushtetutën, ligjin e policisë, të drejtat e njeriut dhe MSA, duke kryer gjashtë kallzime të një pas njëshme të shoqëruar me provat përkatëse. Forcat speciale dhe ato Renea sipas ligjit shqiptar përdoren vetëm ndaj terroristëve të aramatosur dhe elementëve pengamarrës, ndërkohë që u përdorën ndaj artistëve dhe aktivistëve të cilët përgjatë dhjetë muajsh që administruan godinën e teatrit dhe e mbrojtën atë nga shëmbja, organizuan mbi tetëdhjetë ngjarje dhe shfaqje teatrale në sallën e teatrit. Sipas provave që ne disponojmë, një numer i konsiderueshëm i forcave policore, të cilat morën pjesë në aksionin e datës 17 Maj 2020, në kundërshtim me ligjin ishin pa numra identifikimi, fakt i cili është pranuar edhe nga ministri i brendshëm në seancën parlamentare të datës 21.05.2020. Këto forca policore nuk kanë qënë të pajisur me dokumenta zyrtarë sic e kërkojnë dispozitat ligjore në fuqi dhe i gjithë aksioni u krye, në një kohë kur vendi ishte nën masa të fatkeqësisë natyrore miratuar nga Kuvendi i Shqiperisë, për shkak të Covid 19.
Deri më tani nuk asnjë reagim nga SPAK për kallzimet tona dhe asnjë fillim procesi për cështjet që kemi ngritur ne. Ne kemi bindjen se organet kryesore të drejtësisë kontrollohen nga qeveria shqiptare, duke bllokuar cështjet më të nxehta dhe shqetësuese që kanë paralizuar shoqërinë shqiptare në pikat kyce të saj.
I nderuar Zoti President!
Ju bëjmë me dije, që sistemi i drejtësisë në Shqipëri është futur në një krizë të thellë si rezultat i reformës së nxitur nga Bashkimi Europian, i cili ka investuar për të mbi njëzet milionë euro të tatimpaguesve europianë. Si rezultat i kësaj reforme janë bllokuar totalisht organet kryesore të të drejtësisë, mungon Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Lartë i drejtësisë, të cilat do të duhej të merrnin vendime të rëndësishme në mbarëvajtjen e demokracisë shqiptare. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur edhe pse qytetarëve shqiptarë iu premtua nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian që kjo do të ndodhte në një kohë të shkurtër, ndërkohë që tashmë kanë kaluar mbi tre vjet që nga koha kur sistemi i drejtësë nuk funksionon më.
Dështimi i reformës në drejtesi vërtetohet edhe nga pasiviteti i SPAK i cili, me gjithë kërkesat tona të vazhdueshme për sekuestro preventive mbi truallin e teatrit dhe projektin e Bjarke Ingels të BIG Group, ende nuk ka marë asnjë masë ligjore, për të parandaluar dëmin e parikuperueshëm në buxhetin e shtetit.
I nderuar Zoti President!
Ne artistët dhe aktivistët e kryem më së miri funksionin tonë në demokraci, mbrojtëm trashëgiminë dhe kulturën nga dhuna e pushtetit dhe nuk kemi asnjë kontribut që sistemi i drejtësisë të mos funksiononte sic po ndodh aktualisht në Shqipëri. Ne mendojmë se karta më dinjitoze se si Shqipëria mund të futej në Europë, ishte përmes Kulturës së saj dhe Trashëgimisë. Por në këmbim të kësaj perpjekje sublime, morëm nga qeveria shqiptare, bashkia e Tiranës dhe policia e shtetit, shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ne ju drejtohemi ju, sepse jemi të bindur në vlerat europiane të demokracisë dhe Shqipëria është një pjesë e vogël por shumë thelbësore e kulturës europiane. Qytetarët e saj kanë qënë gjithmonë një faktor bashkëjetese paqësore në Ballkan dhe ata e meritojnë të kenë një të ardhme në hapësirën europiane. Pikërisht për keto vlera që bart kultura dhe trashëgimia jonë, do të kërkonim prej jush të nxisni një hetim ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të njeriut që iu bë artistëve dhe aktivistëve të Alencës për Mbrojtjen e Teatrit nga qeveria shqiptare dhe bashkia e Tiranës në kushtet kur strukturat e drejtësisë në Shqipëri nuk po reagojnë duke kompromentuar seriozisht demokracinë shqiptare. Dosjet e kallzimeve tona janë të disponueshme tashmë edhe në gjuhën angleze, kallzime të cilat së bashku me një letër sensibilizuese ja kemi vënë ne dsipozicion edhe ambasadës së BE akredituar në vëndin tonë dhe për të cilat nuk kemi marrë asnjë përgjigje.
Ju falenderojmë për vëmendjen.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Tiranë 21 Shtator 2020

NdërkohëProkuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mësohet se SPAK ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. E para që është marrë në pyetje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore është avokatja Adriana Kalaja. Po kështu pak ditë më parë dëshmoi edhe aktori Neritan Liçaj.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment