Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, ambasadori gjerman: Ishte e nxituar, aktorë përmbahuni se grumbullimet ju kthejnë pas

Në një deklaratë zyrtare, Zingraf shprehet se shembja e Teatrit Kombëtar në orëte para të mëngjesit të sotëm ishte e papritur dhe e nxituar për të, ndërkohë që duhen patur parasysh edhe rrëgullat e pandemisë.
Featured image of article: Shembja e Teatrit Kombëtar, ambasadori gjerman: Ishte e nxituar, aktorë përmbahuni se grumbullimet ju kthejnë pas Peter Zingraf

TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, duke qenë se është edhe pandemia e koronavirusit.

Në një deklaratë zyrtare, Zingraf shprehet se shembja e Teatrit Kombëtar në orëte para të mëngjesit të sotëm ishte e papritur dhe e nxituar për të, ndërkohë që duhen patur parasysh edhe rrëgullat e pandemisë.

“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje,”– shprehet ambasadori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine nisi në 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje dhe pak orë më vonë godina u shemb plotësisht. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment