Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj tregon ndjesitë: Luftuam deri në fund, jam krenar

Aktori Neritan Liçaj u shpreh se e vetmja gjë për të cilën ishte i kënaqur është se nga Teatri, personi i fundit që doli ishte një aktor.
Featured image of article: Shembja e Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj tregon ndjesitë: Luftuam deri në fund, jam krenar Neritan Liçaj

TIRANË– Aktori Neritan Liçaj ka folur për ndjesitë që ka pasur gjatë momentit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Liçaj u shpreh se e vetmja gjë për të cilën ishte i kënaqur është se nga Teatri, personi i fundit që doli ishte një aktor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Janë shumë të ndërthurura të gjitha bashkë, një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja. Pjesa tjetër jam krenar që luftuam deri në fund. Ishte shumë brutale e gjitha, jo si aksion e policisë. Kjo është diktat. I qetë nuk do jem kurrë, gjithë ditën do më shoqërojë. I fundit që ka dalë nga Teatri isha unë dhe një aktore tjetër. Ai Teatër u mbyll me një aktor që doli prej tij”, ka thënë Neritani.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment