Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon kryetarja e nënkomisionit të PE për të Drejtat e Njeriut: Po ndjekim hetimet, iu sigurojmë!

Parlamenti Europian i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nëpërmjet kryetares së Nënkomisionit të PE për të drejtat e njeriut. Në përgjigje thuhet se PE po monitoron të gjithë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me këtë çështje.
Featured image of article: Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon kryetarja e nënkomisionit të PE për të Drejtat e Njeriut: Po ndjekim hetimet, iu sigurojmë! Marie Arena

BE- Parlamenti Europian i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nëpërmjet kryetares së Nënkomisionit të PE për të Drejtat e Njeriut, Maria Arena. Në përgjigje thuhet se PE po monitoron të gjithë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me këtë çështje.

LETRA E PLOTË:

Faleminderit për emailin tuaj të 3 Qershorit 2020 drejtuar Presidentit të Parlamentit Europian në lidhje me shembjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Unë po ju përgjigjem në cilësinë time si Kryetare e Nënkomisionit të Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut. Besoj fuqimisht se ruajtja e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat kulturore përfshin ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe si pasojë, zbatimin e plotë të Konventës së UNESCO-së, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Organet parlamentare përkatëse të Parlamentit Europian, përfshirë Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut, po monitorojnë progresin në këto fusha. Kjo veçanërisht përfshin forcimin e institucioneve dhe praktikave demokratike në vend. Në këtë drejtim, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që të gjitha hapat e nevojshme nga Shqipëria po merren seriozisht në kontekstin e procesit të negociatave të një vendi për t’u anëtarësuar në BE. Rekomandimet tuaja në këtë drejtim janë të mirëseardhura dhe të vlerësuara vërtet. Aktualisht, dhe si pjesë e masave të Parlamentit Europian për të penguar përhapjen e pandemisë COVID-19, seancat dëgjimore të Komisionit janë ende të kufizuara. Prandaj, unë kam marrë lirinë e transmetimit të emailit tuaj te eurodeputetja Znjsh. Isabel Santos, Raportuese e Përhershme për Shqipërinë, Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme dhe Z. Manolis Kefalogiannis, Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, të cilët i monitorojnë nga afër të gjitha çështjet që lidhen me vendin tuaj. Më lejoni t’ju siguroj se Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të ndjekë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me çështjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar, me qëllimin për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri. E juaja sinqerisht,
Maria Arena

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 3 qershor, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i dërgoi një letër presidentit të Parlamentit Europian David Maria Sassoli. AMT kërkoi zhvillimin e një dëgjese speciale me aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile, në PE, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në letër paraqiteshin edhe përpjekjet e AMT për të ndaluar shembjen e Teatrit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment