Politike

“Veliaj ruhet nga Garda”, Artan Hoxha zbulon “frikën” për kryebashkiakun: Që pasi u shemb Teatri, s’del më me biçikletë

Sipas Hoxhës, prej 2-3 javësh Veliaj ruhet nga Garda e Republikës dhe nuk po del më me biçikletë ashtu siç edhe u sugjeronte më parë edhe qytetarëve.
Featured image of article: “Veliaj ruhet nga Garda”, Artan Hoxha zbulon “frikën” për kryebashkiakun: Që pasi u shemb Teatri, s’del më me biçikletë Artan Hoxha dhe Erion Veliaj

TIRANËGazetari Artan Hoxha është shprehur nga studio e “Opinion”, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas prishjes së Teatrit lëviz me eskortë.

Sipas Hoxhës, prej 2-3 javësh Veliaj ruhet nga Garda e Republikës dhe nuk po del më me biçikletë ashtu siç edhe u sugjeronte më parë edhe qytetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Meqë po thua për punën e sigurisë, një nga administratorët lokalë që dukej më i sigurt, kryebashkiaku i Tiranës ka nja 2-3 javë ruhet nga Garda pas ngjarjes së Teatrit. Ne e shihnim me biçikletë, tani Garda i jep eskortë”, u shpreh Hoxha.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment