Aktualitet

Shembja e pallateve me tritol në Durrës, denoncimi i gazetares: Askush nuk mban përgjegjësi për dëmet, rindërtimi është larg

Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka denoncuar shembjet me tritol të pallateve të dëmtuar në Durrës, duke thënë se askush nuk mban përgjegjësi për dëmet.
Featured image of article: Shembja e pallateve me tritol në Durrës, denoncimi i gazetares: Askush nuk mban përgjegjësi për dëmet, rindërtimi është larg Pallati i VIP-ave në Durrës

DURRËS-Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka denoncuar aksionin e Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit në Durrës, për shembjen e pallateve të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, Haxhia është shprehur, se shpërthimi i komanduar për shembjen e pallatit të VIP-ave në bulevard, dëmtoi bizneset aty rrotull, duke shtuar se e njëjta gjë ndodhi edhe me pallatin prapa godinës së policisë. Për këtë të fundit thotë Haxhiaj, u përdor trefishi i eksplozivit, krahasuar me pallatin e shembur sot. Ajo vijon më tej duke thënë se askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmet, ndërsa rindërtimi duket shumë larg.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ate qe nuk e shkaterroi dot Termeti, e as Koronavirusi po e bën tritoli i IMT-se në Durres! Per shembjen e pallatit te vipave 6 katesh, në bulevard u perdoren 2.5 kg tritol. Per shembjen e pallatit 1062 po 6 katesh, pas godines se policise u perdoren 8.5 kg tritol. Aq i forte ishte shperthimi i pallatit te pare sa u degjua në te gjithe Durresin. Aq i forte e solid ishte si pallat saqe ushtria dhe IMT perdoren me shume se trefishin e lendes eksplozive per nje ndertese 6 kateshe, për ta rrezuar në toke. Pallati i pare ishte i forte aq sa termeti nuk e shembi dot, duke dale vetem me gervishtje te suvave. Qe ta shembnin duhet te perdornin trefishin e tritolit.Sot pallati i Vipave ashtu si ai i ish oficereve ra pa zhurme, por kujtimet e familjeve qe banuan ne ta nuk shuhen kurre, sikunder ndodh me objektin.
Edhe në rastin e pare edhe në kete rast demet tek biznesi dhe familjet jane te medha. Pashe pronare biznesesh në bulevard qe largoheshin duke vene kujen e duart në koke. Ishin po ata qe paralajmeruan pak dite me pare se nga shperthimi do pesonin deme. Edhe në rastin e pallatit 1062 u shkaktuan deme. Askush nuk mbajti pergjegjesi! Pervec demeve te biznesit dhe banesave perqark në shembjen e pallatit 1062, deme ka pesuar cerdhja dhe kopshti numer 1 qe gjendej 30 metra larg pallatit te shembur. Taraca e cerdhes dhe kopeshtit eshte demtuar dhe ky institucion ka mbyllur dyert per vogelushet, duke lene njekohesisht pa pune edhe prinderit e tyre. Askush nuk mban pergjegjesi! E vetmja pergjegjesi e atyre qe perfaqesojne bashkine e IMT-në eshte te nxjerrin me dhune familjet nga shtepite ! Te largojne pronaret e dyqaneve nga puna e tyre. Termeti ka demtuar edhe kopshtet e cerdhet e tjera në Durres. Pervec cerdheve në ish Kenete e Shkozet në Durres nuk ka asnje cerdhe tjeter hapur. Bashkia I ka vleresuar te demtuara nga termeti. Prinderit jane te detyruar te qendrojne në shtepi ose ti cojne në cerdhe private femijet e tyre. Ne kete qytet vetem po shembet, rindertimi eshte akoma larg, ndersa cfare la në kembe termeti e ka marre në dore IMT- ja, tu nxjerrë fundin.
Jane me dhjetera objekte te pabanueshme germadhat e te cilave rrezikojne jetet e banoreve qe duhen shembur në Durres , por zyrtaret kane nevoje per show, dhe ate po e bejne me se miri me nje qytet qe në kete fillim sezoni eshte i tere plage e dhimbje!

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment