Bota

Shembja e minierës së arit në Indonezi, 7 të vdekur e dhjetëra të bllokuar nën rrënoja

7 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të bllokuar nën rrënojat e një miniere ari të paligjshme, që u shemb ditën e djeshme në Indonezi.
Featured image of article: Shembja e minierës së arit në Indonezi, 7 të vdekur e dhjetëra të bllokuar nën rrënoja Në foto, minatorët brenda minierës

INDONEZI- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, dhe dhjetëra të tjerë janë të bllokuar nën rrënojat e një miniere ari të paligjshme, që u shemb ditën e djeshme në Indonezi.

Rreth 19 minatorë janë të bllokuar në brendësi të minierës, ndërsa autoritetet janë shprehur se nuk ka shumë shpresa që minatorët të jenë ende gjallë, raporton BBC.

Përpjekjet e shpëtimit në zonën e largët në ishullin e Sulaëesi Indonesia, u penguan nga shembja e dherave, kushtet dhe terreni i vështirë. Minierat e arit janë të ndaluara në Indonezi, por mbeten të përhapura në zonat rurale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërtimi i dobët i minierave ilegale bën që aksidentet të jenë relativisht të shpeshta. Për shkak të mungesës së mundësive për punësim, shumë njerëz janë detyruar të punonin në minierat ilegale.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment