Politike

Shembja e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, Margariti: Do të ndërpriten punimet nëse do ketë gjetje arkeologjike.  I vetmi gabim…

Margariti, në një prononcim për mediat, ka thënë se nëse gjatë shembjes së objektit, do të do të ketë gjetje arkeologjike, atëherë do të ndërpriten punimet. 
Featured image of article: Shembja e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, Margariti: Do të ndërpriten punimet nëse do ketë gjetje arkeologjike.  I vetmi gabim… Elva Margariti

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, së fundmi ka folur në lidhje me shembjen e një pjese të Matarnitetit, temë e cila ka ngjallur shumë debate, ditët e fundit. 

Margariti, në një prononcim për mediat, ka thënë se nëse gjatë shembjes së objektit, do të do të ketë gjetje arkeologjike, atëherë do të ndërpriten punimet. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Margariti, ka thënë më tej se i vetmi gabim është që punonjësit nuk kanë bërë video 24 orëshe për të vërtetuar që kanë qenë në terren.

“E gjitha ajo godinë ku shumë prej nesh kemi lindur të mund ti japi jet denjësisht edhe të rinjve. Mozaiku siç jeni në dijeni, pjesa jashtë e cila ka një zonë të mbrojtur jashtë do të kalojë përmes një procesi dhe një projekti për pjesën e sheshit, zonën urbane të projektuar nga Bashkia Tiranë. E gjithë zona një potencial arkeologjik në çdo moment që bëhen punime, nëse ka një gjetje arkeologjike ndërpriten punimet. Në relacionet që më janë konfirmuar më është thënë që nuk ka relancë të lartë të gjetjeve arkeologjike. Kemi kërkuar konceptin e sondazheve, për të paraprirë, çdo gjë është brenda të gjitha parametrave. Nuk është hera e parë që punohet me eskavator, ose memoria nuk është shumë e freskët, ose nuk do të jetë e freskët në këtë situatë. Në 20 vitet e fundit aty është ndërhyrë. Nëse flasim për potencialin e zonës nuk duhet të ishte punuar deri në Zogun e Zi. Tia lëmë kohës e të shikojmë të gjitha sondazhet e të gjithë këtë hapësirë ta shohim në një prizëm tjetër. Potencial arkeologjik kemi në çdo ndërhyrje që bëhet në çdo vend që bëhet punime. Ndoshta nuk gjen interes për ju, por ne në këshill kemi shumë vepra të cilat dhënë i vlerësojmë nëse ka apo jo. Gabimi i vetëm që mund të ketë bërë është që nuk kanë bërë video 24 orëshe për t’iu vërtetuar që kanë qënë në terren. Banorët e zonës kanë pasur në pikëpyetje për risistemimin sepse në momentin që kthehet në pedonale zonat e tjera kthehen në rrugë ku kalojnë makinat. Këto janë problematika që janë sheshuar bashkë me bashkinë. Tani po bëhen konceptet e sondazheve. Unë nuk do ta lidhja me emra të përveçëm dhe më vjen keq që ka një farë autorësie tutorsie që lidhet me hapësira të caktuara me një profesionist të vetëm Ato nuk janë zona kadastrale që u njihet autorësia e një arkeologu.“ , u shpreh Margariti.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment