Aktualitet

Shembja e lokalit të Mihal Kokëdhimës, Andi Bejtja: Terror televiziv, treguat 2 orë matrapikun që rrëzoi murin

Transmetimi live i kësaj ngjarje ka irritur Andi Bejtjen, i cili shkruan se të mbash dy orë live shembjen e një godine është një terror televiziv.
Featured image of article: Shembja e lokalit të Mihal Kokëdhimës, Andi Bejtja: Terror televiziv, treguat 2 orë matrapikun që rrëzoi murin Andi Bejtja dhe shembja e lokalit

TIRANË- Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas shembjes së lokalit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Duke qenë se ngjarja që parapriu këtë shembje mori një vëmendje të madhe mediatike dhe sot të gjitha mediat ishin aty për të parë nga afër aksionin e IKMT.

Kjo gjë ka irritur Andi Bejtjen, i cili shkruan se transmetimi live i shembjes së një godine është një terror televiziv.

Terror televiziv! U mbushen dy ore qe televizionet me te medha informative ne vend japin live pa nderprerje prishjen e lokalit ” Panorma” te te famshmit tashme Mihalit….Ne emer te kujt standarteve mediatike mund ta mbash kameren der tani dy ore te shembja e nje lokali, te prishesh gjithe programmer e tjera, per te zene ekranin me ore te tera me nje matrapik qe shemb nje mur..,Fshat mediatik.,.,Fshat i madh mediatik….Kto tv sot jane vete Mihali qe kane mbi dy ore qe i jane hedhur publikut Shqiptar mbi kurriz”, shkruan Bejtja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

IKMT shembi sot restorantin “Panorma” të Mihal Kokëdhimës. Për më shumë se dy orë makineritë e rënda të IKMT shkatërruan pronën e Kokëdhimës me motiavionin se ishte pa leje dhe kishte zaptuar një tokë publike. Familjarët e tij që ishin prezent nuk bënë rezistencë. IKMT bën me dije se aksioni do vijojë në të gjithë bregdetin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment