Politike

Shembjet e IMKT në bregdetin e Velipojës/ Përplasen në emision Klosi, Ademi dhe Shano (DEBATI)

Gjatë emisionit Shano e ka pyetur ministrin se pse aksioni i shembjes nuk u bë më parë për të mos dëmtuar sezonin turistik e më pas Klosi i është përgjigjur se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në bregdete të tjera.
Featured image of article: Shembjet e IMKT në bregdetin e Velipojës/ Përplasen në emision Klosi, Ademi dhe Shano (DEBATI) Klosi, Ademi dhe Shano

TIRANË- Ministri i turizmit Blendi Klosi, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe ekspertii i ekonomisë  Dritan Shano kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Çim Peka LIVE” ku dhe kanë debatuar për shembjet e IKMT në bregdetin e Velipojës.

Në emision Shano e ka pyetur ministrin se pse  aksioni i shembjes nuk u bë më parë për të mos dëmtuar sezonin turistik e më pas Klosi i është përgjigjur se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në bregdete të tjera.

E në këtë moment ka ndërhyrë edhe Ademi e cila ka këmbëngulur se ndërhyrja në Velipojë ka qenë selektive

Debati në studio:

Shano: A mendoni se duke prishur e duke lënë me gërmadha, keni ndihmuar turizmin dhe operatorët turistikë, të cilët janë të penlizuar? Ai ishte momenti i duhur apo dëshirë për të shprehur arrogancë?

Klosi: Jo fare. Nuk ka lidhje fare. Sot bëhet më rehat plazh në Velipojë. Sot në Velipojë shikon struktura të jashtëzakonshme hotelerie. Këtë situatë ke në Shëngjin, në Tale, në Durrës. Të gjitha këto vjet, në takimet që kemi bërë, ka qenë edhe Ademi, janë ankuar se jemi në vijë të parë dhe nuk kemi hapësirë për të marrë plazh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ademi: Vetëm një ankesë keni patur në vijën 4 kilometra. Ka qenë e qëllimshme. Mund ta bënin në nëntor, mund ta bënin në shkurt.

Shano: Pse nuk e bëtë më parë këtë?

Klosi: Kjo situatë ndodhi edhe në Dhërmi, edhe në Vlorë, edhe në Durrës. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse shteti është shtet, kryetari i bashkisë duhej të dënohej për ndërtim pa leje.

Ademi: Kjo nuk është e vërtetë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment