Aktualitet

Shembja e godinës/ Deutsch Welle: Projekti i qeverisë përfshinë qendra biznesi brenda Teatrit

Deutsch Welle shkruan se Qeveria ka vendosur prishjen e Teatrit ekzistues dhe ka prezantuar një projekt që përfshin edhe qendra biznesi brenda hapësirës së Teatrit të ri.
Featured image of article: Shembja e godinës/ Deutsch Welle: Projekti i qeverisë përfshinë qendra biznesi brenda Teatrit Neritan Liçaj

GJERMANI- Gazeta gjermane Deutsch Welle ka reaguar për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, për të cillin pati edhe përplasje mes artistëve, protestuesve dhe policisë. Deutsch Welle shkruan se Qeveria ka vendosur prishjen e Teatrit ekzistues dhe ka prezantuar një projekt që përfshin edhe qendra biznesi brenda hapësirës së Teatrit të ri.

Qeveria ka vendosur prishjen e Teatrit ekzistues dhe ka prezantuar një projekt që përfshin edhe qendra biznesi brenda hapësirës së Teatrit të ri. Aktorë dhe shoqëria civile kanë krijuar Alencën për Mbrojtjen e Teatrit. Njëri prej tyre është Neritan Liçaj. Ai është prej 30 vitesh aktor i Teatrit Kombëtar. 13 muajt e fundit atij i ka munguar skena ku ka luajtur rreth 50 role”, shkruan DW.

Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment