Politike

Shembja e banesës tek Petro Nini/ Vasili shpërthen ndaj Ramës: Damkë turpi, je edhe prind

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se policia u soll si gangstere dhe kriminele me banorët.
Featured image of article: Shembja e banesës tek Petro Nini/ Vasili shpërthen ndaj Ramës: Damkë turpi, je edhe prind Polici dhe fëmija i banorëve të "Petro Ninit"

TIRANË- Ish-kreu u grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dënuar sjelljen e policisë dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për ngjarjen e sotme tek “Petro Nini”, në kryeqytet.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se policia u soll si gangstere dhe kriminele me banorët. 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Cfare kryeminister trushkulur!!

Policia u soll si gangstere dhe kriminele me banoret te Petro Nini, kurse kryeministri thote:fajin e ka kazani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sigurisht kur dhunohen edhe femijet ketij nuk ka si te dhembe,sepse ky vetem hallin e karriges se tij te pëgërë ka.

Por foto e ketij femije ka per te mbetur perjete per Edi Ramen nje damke turpi, qe s’do ta heqe tere jeten, meqenese eshte edhe…. edhe prind….

Ditën e sotme banorët e 4 familjeve të një banese 2 katëshe, janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkojnë që të zbatojnë vendimin e gjykatës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment