Aktualitet

Shembja e banesës tek Petro Nini, pronari Gavoci: Është prona ime, iu ofrova dëmshpërblim (E plotë)

Aleksandër Gavoçi ka reaguar në lidhje me konfliktin për ndërtesën pranë gjimnazit 'Petro Nini'. Me dokumenta, ai sqaron të gjithë historikun e pronës nga sekuestrimi në 1939, te vendimi për kthimin në 1995. Gavoci gjithashtu pretendon se dy familjet kanë në vilë në Qesarakë por se nuk duan ta lirojnë truallin që me vendim gjykate i takon.
Featured image of article: Shembja e banesës tek Petro Nini, pronari Gavoci: Është prona ime, iu ofrova dëmshpërblim (E plotë) Ndërtesa pranë gjimnazit "Petro Nini" dhe dokumentet e pronarit

TIRANË- Pronari i truallit të ndërtësës pranë gjimnazit “Petro Nini”, Aleksandër Gavoçi ka reaguar për konfliktin me dy familjet Llapaj dhe Dervishi, të cilat përmbarimi tentoi që t’i largonte ditën e djeshme. (Lexo këtu)

Në reagimin e tij Gavoçi shkruan se ai është trashëgimtari ligjor i tokës së Ali Rizait. Gavoçi ka bërë në historik të pronës së tij duke nisur që nga sekuestrimi i saj në vitin 1939, tek rikthimi në 1944 nga regjimi komunist dhe deri tek sekuestrimi për herë të dytë në 1949 duke e bërë kështu përfitues të ligjit 7501.

“Prona është blerë në bazë të aktit publik më datë 7 gusht 1936 nga Ali Rizai në vlerën 1837 franga ari duke përfituar një sipërfaqe 7351 m2 e përbërë nga tre parcela: e para 5594 m2; e dyta 1150 m2 dhe e treta 607 m2. Në 21 gusht 1969, tokat janë sekuestruar me dekret të Ministrit të Drejtësisë. Më tej në vitin 1944 këto prona janë kthyer.Pastaj në vitin 1949 këto prona janë sekuestruar nga shteti komunist, sipas Dekretit Nr 58 dt 06-01-1949 lqshuar nga Ministria e Financave me anë të së cilës është proceduar me shtetizim të pasurisë se Ali Rizait, bllokimin e pasurisë së tij dhe kalimin e saj në favor të shtetit.”

Pavarësisht se sipas tij dhe vendimit të Gjykatës, Gavoçi është pronar i tokës, ai shprehet se i ka ofruar familjeve banesa dhe vlerë monetare 150 mijë euro për secilën familje.

“Edhe pse disponojmë të gjitha të drejtat, ne kemi hyrë në negociata dhe firmosur akte vit pas viti ku kemi pasqyruar vullnetin e mirë dhe anën njerëzore për t’i ndihmuar këto familje, të cilat mua si pronar më kanë dëmtuar, por nga krahu i tyre janë dëmtuar nga shteti asokohe duke blerë prona pa të drejtë.”

Biznesmeni thekson se kanë firmosur vit pas viti kontrata me familjet për marrëveshjen, por që nuk janë respektuar, pasi Llapaj dhe Dervishi nuk pranojnë që të lirojnë godinën. Ai gjithashtu pretendon se familjet kanë një tjetër vilë në Qesarakë, ku edhe mund të jetojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ju tërheq vëmendjen se këto familje thjesht nuk duan të më lirojnë pronën dhe sillen në këtë mënyrë vetëm për interesa personale, pasi nuk është e vërtetë se këto familje nuk iu është ofruar ndihma nga mua dhe nuk është e vërtetë se po dalin në rrugë. Aktualisht janë pronarë të një vile 2 katëshe në Qesarakë.”

Më tej, Gavroci shkruan se nga ana e tij është propozuar vazhdimisht për bashkpunim edhe pse është pronari i banesës ku dy familjet jetojnë.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës  nuk ka të bëjë me nxjerrjen jashtë nga banesa e tyre, por vetëm për prishjen e shtesave pa leje ashtu siç është vendosur në 2013.

“Sqaroj se palë e dëmtuar në këtë rast, pas gjithë ofertave që u kam propozuar për bashkëpunim duke siguruar dhe strehimin e tyre , jam vetëm unë, ndaj të cilit është shpifur dhe është përgënjeshtruar për të vërtetën duke u bërë dhe mashtrim mediatik dhe masmedias. Për këtë fakt do të kërkoj ndërhyrjen e organeve kompetente”, – e mbylli Aleksandër Gavoci.

Dy familjet pretendojnë se janë në proces legalizimi për shtesat që kanë bërë në ndërtesën ku edhe jetojnë. Përplasja mes banorëve dhe Përmbarimit ditën e djeshme, e çoi sërish çështjen në gjykatë. 15 banorët e familjeve tek “Petro Nini” kërkojnë nga gjykata e Lartë shqyrtimin me përparësi të kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit të studios përmbarimore pasi sipas tyre dëmi që do të shkaktohet në ndërtesën  e tyre është konkret.

Shto Koment