Politike

Shembja e banesave tek Bregu i Lumit, Veliaj: Protestat skenar i çunit të Fahriut, i tha kërkoni lekë

  • INUV shemb banesat te Bregu i Lumit/ Dhunë e gaz lotsjellës mbi banorët, 6 të plagosur
  • Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se atyre që kanë ndërtuar në zonën e Bregut të Lumit dhe që preken nga Bulevardi i Ri u është ofruar banesa sociale, bonus qiraje apo dhe shpronësim
    Featured image of article: Shembja e banesave tek Bregu i Lumit, Veliaj: Protestat skenar i çunit të Fahriut, i tha kërkoni lekë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

    TIRANË- Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se atyre që kanë ndërtuar në zonën e Bregut të Lumit dhe që preken nga Bulevardi i Ri u është ofruar banesa sociale, bonus qiraje apo dhe shpronësim.

    I ftuar në “Top Show”, Veliaj tha se ata janë lajmëruar që në datën 24.12.2018 dhe kanë pasur kohë të marrin masa.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Më bëjnë shumë përshtypje, por unë kam vendosur të jem kryetar i Bashkisë për të 1 milionë qytetarët dhe nëse ne nuk do kishim bërë banesa sociale do isha në siklet por ne kemi bërë banesat sociale dhe sot jam me kokën lart. Ata janë lajmëruar që në datën 24.12.2018 dhe kanë pasur kohë të marrin masa. Por skenari nis me çunin e Fahriut te Astiri, kështu që erdhën deputetët e partisë dhe u thanë kërkoni lekë. Këtu është edhe interesi publik dhe ti që ke ndërtuar te shtrati i lumit do shkosh në banesë sociale, sepse publiku ka paguar për banesat sociale. Por çfarë ka bërë Saliu pasi kishte humbur zgjedhjet në 2013, ka vendosur të gjithë ndërtesat me leje, pa leje për dëmshpërblim. Por edhe Saliu me gjithë çmendurinë e tij e çoi deri afër lumit, por jo në shtratin e tij. Banesat sociale i kanë gati, kanë kushte më të mira se te Bregu i Lumit. Banesat sociale ata njerëz i kanë gati që sot. Unë i kam parë këto skena edhe herë tjetër, edhe te Lana, por kjo nuk do të thotë që duhet të lejojmë kaosin”, deklaroi Veliaj.

    Ditën e sotme INUV-i shembi banesat te Bregu i Lumit. Gjatë aksionit të tyre banorët u përplasën me Policinë. 6 prej tyre u arrestuan ndërsa 3 të tjerë kanë përfunduar në spital. 3 efektivë police gjithashtu mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

    Shto Koment