LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e banesave tek Bregu i Lumit, këshilltarët e LSI në Bashki: Akt çnjerëzor

9 Prill 2019, 15:28 Nga DOSJA
Shembja e banesave tek Bregu i Lumit, këshilltarët e LSI në

TIRANË- Ditën e sotme, banorët e Bregut të Lumit në Tiranë, të cilët preken nga zgjatimi i bulevardit “Zogu i Parë”, janë përplasur sot me policinë, e cila ka përdorur gazlotsjellës për t’i shpërndar. (Lexo këtu)

Për këtë ka reaguar edhe grupi i këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, të cilët shprehen se përdorimi i mjeteve helmuesi ndaj banorëve të pambrojtur, është akt antidemokratik dhe antihuman.

Sipas tyre, shembja e banesave ku ata jetonin prej 20 vitesh është çnjerëzore.

Reagimi i këshilltarëve të LSI:

Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës reagon sot me indinjatë për aktet anti demokratike dhe anti humane të sulmeve me mjete luftarake helmuese dhe lotësjellëse ndaj banorëve të pambrojtur dhe të pafajshēm fëmijë dhe pleq të Bregut të Lumit duke shembur në mënyrë çnjerëzore banesat ku këta qytetarë jetonin prej 20 vitesh.

Për Grupin e Këshilltarëve të LSI, kjo vendimarrje në këtë mënyrë për shembjen pa dëmshpërblim të banesave është në shkelje me parimet dhe të drejtat bazë kushtetuese dhe të drejtat e njeriut.

Këshilltarët e LSI e kanë ngritur në mënyrë të përsëritur këtë shqetësim duke kërkuar dëmshpërblim të drejtë dhe ligjor.

Këto banesa gjenden të gjitha në zonën informale dhe banorët e tyre kanë aplikuar për legalizim, por janë përjashtuar nga kjo procedurë për shkak të realizimit t projekti të Bulevardit të Ri, duke u diskriminuar në krahasim me banorët e tjerë të legalizuar me ndërtime dhe banesa gjithashtu në zonat informale.

Mos dëmshpërblimi i këtyre banorëve, bie ndesh me Nenin 41 të Kushtetutës që përcakton të drejtën e pronës private të garantuar.

Banorët e Bregut të Lumit, janë nën një trajtim të diferencuar nga banorët e tjerë të 2 segmenteve të para të Bulevarit të Ri, të cilët janë dëmshpërblyer sipas VKM Nr. 752 datë 05.09.2013 për shpronësimin për interes publik të objekteve për Bulevardin e Ri dhe Reabilitimin e Lumit të Tiranës.

Në këtë rast, kemi shkelje të parimit kushtetues të Nenit 18 të Kushtetutës të barazisë përpara ligjit, pasi për të njëjtin objekt që është Bulevardi i Ri, një pjesë e banorëve dëmshpërblehen dhe një pjesë jo, si dhe me Vendimin Nr. 183 datë 28.04.2005 të Kuvendit të Shqipërisë që miraton metodikën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, kompesimin e tyre dhe metodikën e vlerësimit të kësaj prone.

Veprimet e ndërmarra sot nē mënyrē brutale ndaj këtyre banorëve, bien ndesh edhe me Nenin 1 të Protokollit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku çdo qytetari duhet ti respektohet pasuria e tij dhe askujt nuk mund ti hiqet prona veçse për dobi publike dhe në kushtet e përcakuara nga ligjet dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu, edhe në bazë të parimit të Gjykatës së Strasburgut që cilëson se “Nëse shteti të ka lejuar një ndërtim, ke jetuar dhe besuar se je pronar në rast se ndërtesa prishet ke të drejtë për dëmshpërblim”.

Këshilltarët e LSI në Bashkinë e Tiranës kërkojnë me vendosmëri dëmshpërblim të drejtë dhe të merituar për shpronësimin e për interes publik të banesave të zonës së Bregut të Lumit, si dhe dëmshpërblim për të gjitha dëmet humane dhe materiale të shkaktuara sot nga ndërhyrja e policisë.

Ne besojmë që e drejta për kompesim e mundit dhe përpjekjeve 28 vjecare të këtyre banorëve për banesat e familjeve dhe fëmijve të tyre, është e pamohueshme dhe kërkojmë sa më parë të zgjidhjet në të mirë të banorëve, ky shqetësim tepër jetik i tyre!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët përplasen me policinë bregu i lumit keshilltaret e lsi banorët përplasen me policinë bregu i lumit keshilltaret e lsi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni