
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur se pronarët e banesave që janë planifikuar të shemben ditën e sotme nga IKMT-ja janë kompensuar.
Në një reagim në rrjetet sociale, disa orë pasi në zonën e Astirit kanë nisur përllasjet mes efektivëve të policisë dhe banorëve pasi këta të fundit kundërshtojnë shembjen e ndërtesave të tyre, Veliaj thotë se pronarët janë dëmshpërblyer.
Kjo gjë nuk pranhet nga banorët e kësaj zone të cilët gjatë gjithë kundërshtimit të policisë, kanë treguar se nuk kanë marrë asnjë qindarkë si dëmshpërblim për shembjen e banesave të tyre.
Ndërsa për PD-në, Veliaj shkruan më tej se është një parti e ngritur mbi kulturën e zaptim-bllokimit por që sipas tij sot është në pikiatë.
“Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate!“- shkruan në Tëitter kryebashkiaku Veliaj.
Ndërkohë që IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave sot në Astir. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur 3 efektivë policie dhe katër banorë të kësaj zone që kanë mbtur të plagosur.
Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët. Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.
(f.m/dosja.al)