Bota

Shembet vinçi në kampusin e Google, 4 të vdekur e 3 të plagosur, mes tyre një foshnjë 4 muajshe

4 të vdekur e 3 të plagosur, është bilanci i krijuar si pasojë e rrëzimit të një vinçi në kampusin e Google.
Featured image of article: Shembet vinçi në kampusin e Google, 4 të vdekur e 3 të plagosur, mes tyre një foshnjë 4 muajshe Vinçi i rrëzuar

4 të vdekur e 3 të plagosur, është bilanci i krijuar si pasojë e rrëzimit të një vinçi në kampusin e ri të Google. Vinçi ka zënë poshtë 6 makina duke u marrë jetën 4 personave.

Sipas medieve ndërkombëtare mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën 3 burra dhe një femër. Dy prej viktimave mësohet se ishin punëtorë të kompanisë së ndërtimit, ndërsa dy të tjerët ndodheshin në makinën e tyre kur janë zënë poshtë nga vinçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu mësohet se janë plagosur edhe 3 të tjerë, prej të cilëve një nën 25-vjeçare me vëmijën e saj vetëm 4 muajshe. I plagosuri tjetër është një 28-vjeçar të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment