TIRANË-Shembet gjatë natës godina e Teatrit Kombëtar. Janë shoqëruar gjatë natës në Polici: Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka. Të pranishme kanë qënë edhe forcat speciale RENEA. Ndërkohë në sheshin para Teatrti Kombëtar ka përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
J.V/Dosja.al