Aktualitet

Shembet spitali i Laçit, momenti kur godina rrëzohet në tokë

VIDEO
Filimisht, pas konstatimeve paraprake, spitali i Laçit u braktis dhe u boshatis, pasi paraqiste rrezikshmri të lartë për të shtruarit dhe personelin mjekësor që do të qëndronte aty.

LAÇ– Spitali i Laçit është shembur për t’i hapur rrugën një godinë të re. siç shihet edhe në videon e mëposhtme, godina e spitalit të Laçit, është rrezuar tashmë. Disa muaj pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26-nëntorit.

Filimisht, pas konstatimeve paraprake, spitali i Laçit u braktis dhe u boshatis, pasi paraqiste rrezikshmëri të lartë për të shtruarit dhe personelin mjekësor që do të qëndronte aty.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht  shërbimet e Urgjencës, merren në një godinë që më herët ka qenë institucion fetar.

Ndërkohë, disa shkolla dhe pallate në Kurbin janë shembur më parë ndërsa pritet që këto ditë të prishet dhe komisariati i policisë. Edhe të tjera institucione priten të shemben në Laç pasi u është vënë shirit dhe konsiderohen si të pabanueshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment