Showbiz

Shembet “Sami Frashëri”/ Julka Gramo kujton gjimnazin: Unë e Saimir Tahiri gjithmonë këndojmë, me pamjet po bënim shaka tek ‘chati’

Këngëtarja Julka Gramo përmendi edhe kohët kur këndonte në aktivitetet e shkollës apo në festa me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. 
Featured image of article: Shembet “Sami Frashëri”/ Julka Gramo kujton gjimnazin: Unë e Saimir Tahiri gjithmonë këndojmë, me pamjet po bënim shaka tek ‘chati’ Saimir Tahiri dhe Julka Grahmo

TIRANË– Këngëtarja Julka Gramo ka komentuar shembjen e gjimnazit “Sami Frashëri” për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. Në një intervistë për “Report Tv”, Julka tha se nga shkolla kishte shumë kujtime. 

Më konkretisht ajo përmendi edhe kohët kur këndonte në aktivitetet e shkollës apo në festa me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. 

“Kemi një grup chati me komplet klasën e gjimnazit dhe aty erdhën pamjet e para, madje po bënim shaka duke rrethuar dritaret e klasës, e thonim nuk po shembet dot klasa kërkojnë ndihma. Të vjen keq kur sheh pamje të tilla, se janë vite të jetuara shumë bukur ato të gjimnazit dhe këtë e dëshmon fakti që vazhdojmë të jemi ende në komunikim me njëri-tjetrin Ne kujtime të bukura kemi shumë. Në 9 shkurt u takuam patëm një mbrëmje të madhe një festë të madhe të gjithë së bashku. Spikat që unë me Saimirin gjithmonë do këndojmë, se në festa apo koncertet e gjimnazit ne kemi pas kënduar ndonjëherë bashkë, ca këngë e karaoke me të gjithë bashkë janë të paevitueshme.  Ka të bëjë me breza po klasa jonë ka nxjerrë breza të spikatur. Kemi avokatë, ekonomistë, doktorë, marketingsa, politikanë, në çdo fushë kemi përfaqësues shumë të mirë,”- përfundoi Julka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shkurt të këtij viti, matura e vitit 1998 e gjimnazit “Sami Frashëri” u rimblodh 22 vite pas përfundimit të shkollës. Këngëtarja Julka Gramo ka publikuar dy foto në profilin e saj në Instagram, ku shihen ish-shokët e klasës, ndër ta arrijtëm që të dallonim ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment