Rajoni

Shembet hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, një 20-vjeçar nën rrënoja

Një pjesë e ish-hotel Adriatik u shemb pasditen e sotme. Një person dyshohet se ka mbetur nën rrënojat e ish-hotelit.
Featured image of article: Shembet hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, një 20-vjeçar nën rrënoja Në foto, një pjesë e hotelit Adriatik duke u shembur

KOSOVË– Një person dyshohet se ka mbetur nën rrënojat e ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë, i cili është shembur mbrëmjen e sotme.

Dyshohet se nën rrënoja ka mbetur një 20-vjeçar me iniciale V.I, i cili ka qënë një prej punëtorëve që po merrej me rikonstruksionin e hotelit.

Policia dhe zjarrëfikset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë punë për shpëtimin e të riut nën rrënoja duke mos përjashtuar faktin që nën to mund të kenë mbetur punëtorë të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një pjesë e ish-hotel Adriatik u shemb pasditen e sotme. Urdhri për shembjen e një prej shtyllave të betonit u tha nga arkitekti, i cili ka marrë përsipër rikonstruksionin e ndërtesës.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment