Bota

Shembet gurorja në Pakistan, vdesin 17 persona dhe zhduken 11 të tjerë

FOTO
Të paktën 17 punëtorë kanë mbetur të vdekur në Pakistan pasi gurorja në të cilën po punonin është shembur.
Featured image of article: Shembet gurorja në Pakistan, vdesin 17 persona dhe zhduken 11 të tjerë Pamjet nga vendngjarja

PAKISTAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan ku për shkak të shembjes së një guroreje kanë mbetur të vdekur 17 persona dhe 11 të tjerë janë zhdukur.

Në bazë të njoftimit të policisë, arsyeja e shembjes  së gurores mund të ketë qenë terreni i paqëndrueshëm për shkak të përdorimit të eksplozivëve të përdorur për të copëtuar gurin. Grupet e kërkim-shpëtimit, përfshirë ushtarët pakistanezë, kanë vazhduar kërkimet nën rrënoja për gjetjen e personave të mbijetuar.

Gurorja ndodhet në Ziarat të Mohmand në pjesën perëndimore të Pakistanit, përgjatë kufirit me Afganistanin. Zona është e njohur për mermerin e bardhë me cilësi të lartë, që shitet në Pakistan dhe eksportohet në vend të tjera. Mendohet se në momentin e shembjes ndodheshin rreth 50 njerëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Zakonisht punojnë një numër i madh njerëzish në këto miniera mermeri, por për fat të mirë shumica prej tyre kishin mbaruar punën dhe ndodheshin në shtëpi.”- u shpreh zëdhënësi i policisë.

Burimi: msn

A.C/Dosja.al 

Shto Koment