KultureKuriozitete

Fakt apo thashethem? Shekspiri shkroi ‘Mbreti Lir’ gjatë vetë-karantinimit të murtajës, ja si qëndron e vërteta

Ka filluar të qarkullojë lajmi se gjatë vetë-karantinimit që njerëzit bënë gjatë kohës së murtajës u shkrua një nga kryeveprat e Shekspirit, Mbreti Lir. Por a është një fakt apo thjesht një thashethem që qarkullon rëndomë në rrjetet sociale?
Featured image of article: Fakt apo thashethem? Shekspiri shkroi ‘Mbreti Lir’ gjatë vetë-karantinimit të murtajës, ja si qëndron e vërteta Shekspiri

Virusi COVID-19 ka mbyllur qindra mijëra njerëz brenda në shtëpitë e tyre për të ulur riskun e përhapjes së tij. Në kohë të tilla njerëzit kanë shumë kohë dhe i janë futur me “kokë” kërkimeve në Google për situta të tilla të ngjashme.

Ka filluar të qarkullojë lajmi se gjatë vetë-karantinimit që njerëzit bënë gjatë kohës së murtajës u shkrua një nga kryeveprat e Shekspirit, Mbreti Lir. Por a është një fakt apo thjesht një thashethem që qarkullon rëndomë në rrjetet sociale?

Murtja e pati kulmin e saj në vitin 1606, kohë që përkon me vitin kur thuhet se Shekspiri shkroi King Lear. Por është pak e kompluar pasi gjatë kësaj periudhe ai shkroi edhe Makbethin, Antoni dhe Kleopatra, Timon e Athinës dhe Perikliun.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mund të ketë ndodhur që shkrimtari i njohur të ketë krijuar kryeveprën e tij gjatë vetë-izolimit të murtajës, megjithatë nuk ka asnjë fakt se krijimtaria e tij u përmirësua nga murtaja ose karantina. Megjithatë nëse frymëzoheni për të shkruar jeni të lutur të vazhdoni…mbase prodhoni ndonjë kryevepër botërore.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment