PolitikeSociale

Rritja e tarifave dentare, Shehu: Ministria e Shëndetësisë po bën show

Deputeti ka theksuar se fondi që kanë qenë prej kohësh në dijeni të këtij problemi, duhet të kishte mbuluar procedurat bazë stomatologjike.
Featured image of article: Rritja e tarifave dentare, Shehu: Ministria e Shëndetësisë po bën show
Përditësuar:

TIRANE- Për çështjen e çmimeve dentare deputeti i Parisë Demokratike Tritan Shehu është shprehur se Ministria e Shëndetësisë ka bërë vetëm show.

Deputeti ka theksuar se fondi që kanë qenë prej kohësh në dijeni të këtij problemi, duhet të kishte mbuluar procedurat bazë stomatologjike.

Reagimi i plotë i Shehut:

“Teatralitet grotesk i Ministrise se Shendetesise ne lidhje me rritjen e cmimeve te procedurave stomatologjike. I qenkan drejtuar edhe gjykates!!! Thjesht ky eshte nje show cinik e talles ndaj qytetareve e sherbimit. Qeveria, Ministra e Shendetesise, Fondi, qe kane qene prej kohesh ne dijeni te ketij problemi, duhet te suvencionojne per te mbuluar procedurat baze stomatologjike, si pjese perberese e kujdesit shendetesor.

Kjo eshte zgjidhja shendetesore e sociale, qe siguron nivel cilesor sherbimi, masivitet te popullesise per mjekim, parandalim patologjish e parametra te pranueshem shendetesor. Kam nje pyetje per Ministrine tone, a e keni pare apo studjuar ndonjehere si eshte gjendja e aparatit te gojes se shumices dermuese te qytetareve shqiptare?!

Karastrofe me premisa komplikacionesh serioze! Pra sot mos beni te pa diturin e cuditurin, se edhe po te jete keshtu, aq me keq per efikasitetin e punes suaj. Pranoni te verteten e deshtimin tuaj ne te gjithe sistemin shendetesor!”, shprehet ai.

Pak ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi nisjen e hetimeve për Urdhrin e Stomatologëve, ndërsa Ministria kërkoi rrëzimin e vendimit dhe sqaroi se US nuk ka tagër të rrisë tarifat dentare. (Lexo këtu).

Urdhri i Stomatologëve nxorri një vendim pak ditë më parë ku bëhej e ditur se të gjitha klinikat dentare që operojnë në Shqipëri do të aplikojnë një listë të re çmimesh për shërbimet që ofrojnë.

Tarifat janë dyfishuar, duke sjellë që për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, pacientët duhet të paguajnë 4000 lekkë, nga 2000 që ishte para 1 janarit. Rritja reflektohet në të gjitha shërbimet e tjera dentare, përfshirë edhe ekzaminimin me sy, që para 1 janarit ishte falas, ndërsa tashmë do të jetë 500 lekë.  Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte. 

Shto Koment