Politike

Koronavirusi në Shqipëri, Tritan Shehu: Qeveria e papërgatirur. Mungon transparenca dhe fondet

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se edhe sot qeveria është e papërgatitur për koronavirusin dhe sipas tij mungon transparenca dhe fondet.
Featured image of article: Koronavirusi në Shqipëri, Tritan Shehu: Qeveria e papërgatirur. Mungon transparenca dhe fondet Tritan Shehu, ish-deputet i PD

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë. Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se edhe sot qeveria është e papërgatitur për koronavirusin dhe sipas tij mungon transparenca dhe fondet.

Dhe si mbyllje dua te shpreh tere solidaritein tim me te prekurit, familjaret e tyre, duke deklaruar gadishmerine e plote per te kontribuar pa rezerva ne perballimin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme”, shkruan më tej Shehu.

NJOFTIMI I PLOTË

Akoma dhe sot Rama pa trasparence dhe pa strategji! Megjithese jemi para nje fakti te paralajmeruar apo me mire te parandodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet ne amulli e vetem fasade. Behen deklarata “te sigurta” mbi baza te paqarta, qe kane rendesi per te ndjekur rastin e gjendjen reale te vendit, thjesht per t’u shmangur… Deklarohet se kontaminimi eshte “importuar” me rastin “zero” te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh. Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo gje ka rendesi te madhe te sqarohet per arsye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane. Se dyti nuk jepet asnje e dhene sesa prej kontakteve te aferta te te dy te prekurve ne ditet e perparshme jane identifikuar e cfare do te behet me ata? Do te vendosen ne karantina te specializuara keta, ku, apo do te vazhdohet me “strategjine” e rrezikshme per t’u lene te “izoluar” ne banesat e tyre, thelbesore kjo? Fatkeqesisht, shoh se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresime (megjithese jemi shume vone) te domosdoshme ne organizimin e tij, realitetin e furnizimet me baze materiale konsumi, qe mungon edhe per personelin, ceshtje organizative, mobilizimi te resurseve njerrezore etj etj.

Nuk thote asgje per gjendjen e reparteve infektive, strategjine per menyren e vendin ku e si do te trajtohen keta te semure ne nivel vendi. Nuk thote asgje per gjendjen dhe domosdoshmerine e forcimin e sherbimeve te Reanimacioneve (aq sa mund te behet tani), thelbesore keto per uljen e vdekshmerise etj. Se fundi Rama e “zgjidhi qesen”, ka dhene rreth 3,5 Milion $, perseri shume shume pak, duke vazhduar te bejme shakara te rrezikshme e humbim kohe, sic po veprohet prej janarit. Dhe si mbyllje dua te shpreh tere solidaritein tim me te prekurit, familjaret e tyre, duke deklaruar gadishmerine e plote per te kontribuar pa rezerva ne perballimin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment