Sport

Shehi: “Ne jemi pro “fair play”-t, por atë moment nuk e vumë re. Jam i kënaqur për 3-pikëshin”

Trajneri i Tiranës duket, se pasi ka arritur objektivin ndaj Kastriotit, ka filluar menjëherë të mendojë për ndeshjen debit ndaj Partizanit që do të luhet në mesjavë
Featured image of article: Shehi: “Ne jemi pro “fair play”-t, por atë moment nuk e vumë re. Jam i kënaqur për 3-pikëshin”
Përditësuar:

TIRANE – Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, shmangu polemikat në lidhje me protestat e krutanëve në rastin e golit dhe theksoi se “fair-play” nuk mungon te bardheblutë, teksa pranoi se tani vëmendja kalon te derbi ndaj Partizanit.

Kundërshtari ju akuzoi për mungesë të “fair play”-t…
Nuk është se ne jemi anti-“fair play”, por më “fair play” se duhet, pasi është një element që e kemi, por unë atë moment nuk e kam parë që të jem i sinqertë, pasi isha me shpinë nga fusha. Po të shohësh aksionin, asnjë nga lojtarët që prekën topin nuk e kishin mendjen, ato e kishin mendjen të shtynin nga krahët.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore në prag të derbit?
Është një javë e rëndësishme për ne, qoftë për ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, qoftë për derbin. Ia dolëm të marrim tre pikët sot dhe besoj që do të bëjmë të njëjtën gjë edhe ndaj Partizanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të provoni titullin, apo do të kënaqeni me një vend në zonën europiane?
Kjo ndeshje ndaj Partizanit është e rëndësishme ne kemi afër Laçin dhe Vllazninë, skuadrat afër nesh kanë objektiv Europën dhe ne të njëjtën kemi më pas, nëse distanca ngushtohet ne do të luajmë gjithçka për gjithçka.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment