Aktualitet

“Shefqet Ndroqi” rrezik infektimi, në portën e spitalit prej ditësh qëndrojnë rrobat e pacientëve, askush s’i largon

FOTO
Në portën kryesore të spitalit “Shefqet Ndroqi” qëndrojnë disa sende personale të përdorura nga pacientët me Covid duke u kthyer në rrezik infektimi për të gjithë të tjerët që presin në radhë për t'u konsultuar me mjekët. 
Featured image of article: “Shefqet Ndroqi” rrezik infektimi, në portën e spitalit prej ditësh qëndrojnë rrobat e pacientëve, askush s’i largon Pamje nga spitali

TIRANË– Familjarët e të sëmurëve nga pandemia e koronavirusit janë të parët që rrezikohen nga COVID-19. Ata shkojnë çdo ditë në spital për të dërguar dhe për të marrë rrobat e familjarëve të tyre, që luftojnë çdo ditë me virusin. 

Në pamjet e siguruara nga “OraNews”, vihet re re se në portën kryesore të spitalit “Shefqet Ndroqi” qëndrojnë disa sende personale të përdorura nga pacientët me Covid duke u kthyer në rrezik infektimi për të gjithë të tjerët që presin në radhë për t’u konsultuar me mjekët. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në vendin tonë në 4 spitalet COVID po marrin shërbim 483 pacientë, disa prej tyre në gjendje të rëndë. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment