Aktualitet

Shefja e Epidemiologjisë jep lajmin e mirë: Nga nesër nis testimi i ri për COVID-19, do zbulohen njerëzit e shendetshëm dhe ata që e kanë kaluar virusin

Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar.
Featured image of article: Shefja e Epidemiologjisë jep lajmin e mirë: Nga nesër nis testimi i ri për COVID-19, do zbulohen njerëzit e shendetshëm dhe ata që e kanë kaluar virusin Eugena Tomimi, Shefe e Epidemiologjisë

TIRANË- Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se, Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i takon përqindjes së numrit të të vdekjeve nga të prekurit nga COVID-19. Znj. Tomini duke folur për ‘Ilva Now’ theksoi se pritet që në javën e 5-të kurba e të infektuarve të nisë rënien.

Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar.

“Komiteti Teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi cerologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e nesërme ky proces do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike”, theksoi znj. Tomini duke shtuar se kjo analizë gjaku do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.

Mënyra ekzakte e procedimit ende nuk është përcaktuar por pritet që rastet të përcaktohen nga mjekët e familjes. Nga kjo analizë mund të zbulohen dhe personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për rastin e Shkodër, ku ka pasur një rritje të menjëhershme të numrit të të prekurve, znj. Tomini tha se kjo lidhet me disa faktorë ku arsyeja kryesore është thyerja e rregullit të distancimit social. Por, nga ana tjetër ajo shtoi se dy vatrat e reja të të infektuarve, të krijuara nga pjesëmarrja në një ceremoni të organizuar ditët e fundit, janë izoluar.

Duke u bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat për distancim fizik, shefja e Epidemiologjisë shtoi se, nga mos respektimi vihet në rrezik jo vetëm sistemi shëndetësor. Ndërsa nga ana tjetër, znj. Tomin tha se, pritet që brenda dy javëve të nisë rënia e numrit të të infektuarve me coronavirus.

“Kemi bërë parashikimin tonë standard, jemi në nivele të pritshme. Presim që në ditët në vijim të kemi të njëjtën tendencë dhe javën e pestë të shënojë kthimin rënie”, deklaroi znj. Tomini. Aktualisht në vendin tonë numërohen 22 viktima nga COVID-19 dhe ky numër i lartë në krahasim me rastet e të infektuarve vjen tha shefja e epidemiologjisë kryesisht nga faktin se të prekurit kanë pasur disa sëmundje shoqëruese.

(Marrë nga EuroNews)

Shto Koment