KRYESORET
Art&Argëtim

Shefi i Seksionit të Vëzhgimit zbardh bisedat e Xhavit Qeses me të afërmit e tij

16 Janar 2022, 06:29 Nga DOSJA
Shefi i Seksionit të Vëzhgimit zbardh bisedat e Xhavit Qeses me

Nga Dashnor Kaloçi

TIRANË – Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese.

Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë  si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti.

Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Dokumenti sekret i dy Punëtorëve Operativ të Sigurimit të Shtetit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit, Gëzim Bejko dhe Arben Mitre, me planin e kombinacionit për survejimin e përgjimin me teknikë operative të internuarit Xhavit Qesja në qytetin e Shijakut

 MIRATOHET                                                                                                        “SEKRET’

KRYETARI I DEGËS PUNËVE TË BRENDSHME                                          EKZEMPLARE Nr.___

REFIK NANAJ                                                                                            Durrës, me 1.5.1987

                                                                     PLAN – KOMBINACIONI

PËR PËRDORIMIN E MJETEVE TË T. O. TË GRUPIT “AR” NË DREJTIM TË OBJEKTIT XHAVIT QESJA E TAKUESVE TË TIJ.

Nga ana e organit tonë përpunohet në 2/A objekti Xhavit Qesja.

Atij gjatë ditëve të pushimit si dhe të festave i vinë për të takuar shumë persona të afërm të familjes së tij.

Me qëllim për të hedhur dritë mbi pozitën e objektit si dhe të fiksojmë se të cilit karakteri i zhvillojnë bisedat – takuesit më të, do të organizojmë një përgjim me mjetet e T.O.

Për realizimin e këtij përgjimi do të merren këto masa:

PUNËTORI OPERATIV                                                           PUNËTORI OPERATIV I T.O.

ARBEN MITRE                                                                              GËZIM BEJKO

Raport-informacioni sekret i Punëtorit Operativ Gëzim Bejko, lidhur me përgjimet e bisedave të bëra nga i internuari Xhavit Qesja, me familjarët dhe të afërmit e tij në qytetin e Shijakut

 DEGA PUNËVE TË BRENDSHME                                                                     “SEKRET”

  DURRËS                                                                                            EKZEMPLARË I VETËM

  Nr.57                                                                                                      Durrës 5.6.1987

                                                                                                             “Ndalohet riprodhimi”

                                                                     INFORMACION I T.O.

MBI BISEDAT E ZHVILLUARA MIDIS OBJEKTIT XHAVID QESJA ME TAKUESIT MË DATË 1.5.1987 ORA 13.000-20.00

Legjenda:

O – Objekti Xhavit Qesja

T 1 – _____________

T 2 – _____________

Zhvillojnë biseda sporti. Bisedojnë për lojtarin Majaci, Bubeqi, Muça etj. Biseda pa interes operativ. Bëjnë një bisedë të gjatë për futbollin e kombëtares tonë. Në bisedë merr pjesë dhe objekti i cili tregon një njohje të mirë për skuadrën e 17 Nëntorit. Në vazhdim flasin për fëmijët, për filmat, për aktoren Margarita Xhepa, e të birin e saj!

T 1 – Dole sot?

O – Dola me ble sheqer, shkumë me ble bukë.

T 1 – Ne shkumë në Durrës, për sandale

T 2 – Po të reja i ka sandalet kjo.

T 1 – Të reja, por do të tjera!

T 2 – Çfarë numëri i ka?

T 1 – 37

T 2 – Dolën pardje por e vranë.

T 1 – Unë përcolla Takun, ai u ngrit në orën 9.00

O – Në orën 9.00 u ngrit ai. (Pauz)

(Bëjnë fjalë për punët shtëpiake që kanë bërë paradite)

T 1 – (Bën fjalë se ka shkuar tek shtëpia e Besimit dhe ky kishte ditëlindjen e vajzës, biseda pa interes operativ).

Bëjnë fjalë për fëmijët se si duhet të bëjnë flokët, disa thonë se duhet të mbajnë me bishtaleca, e tjera).

Në vazhdim bëjnë fjalë se kanë qenë në një ditëlindje (Takuesi parë), e bën fjalë se fëmijët u përlyen me pasta, e bënin shumë rrëmujë. Më vonë takuesit largohen.

Në orën 20.00 regjistrimi u ndërpre.

                              Punëtori operativ i T.O.

                                          Gëzim Bejko

Shënimi i funksionarit të lartë të Sigurimit të Shtetit, Shkëlzen Bajraktari, për ministrin e Punëve të Brendshme, lidhur me të internuarin Xhavit Qesja               

A mund ta internojmë

në qytetin e Shijakut

më shumë për nënën që

na ka bërë disa lutje?

                      Shënim për shokun Ministër!

Nga verifikimet e bëra për rrethin familjar të të dënuarit Xhavit Qesja, rezulton se ka këto lidhje:

Meribani është ndarë me Xhavitin, para se ky i fundit të përjashtohej nga Partia. Si familje, me vendim gjykate Nr.156, datë 25.11.1975, kanë ndryshuar mbiemrin nga Qesja në Najdeni.

Gjatë kohës që Xhaviti ka qenë në burg, është trajtuar vetëm nga nëna e tij e quajtur Sabire, ndërsa vëllezërit e gruaja e tij, nuk kanë mbajtur asnjë lidhje me të.

                                    KRYETARI I DEGËS VIII

                                  SHKËLZEN BAJRAKTARI

Tiranë, më 8.1.1987

Raport-informacioni sekret i Shefit të Seksionit të Vëzhgimit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit, Ilia Bardhi, lidhur me ndjekjen, vëzhgimin dhe përgjimet e bëra ndaj të internuarit Xhavit Qesja

                                                                                                                 SEKRET

                                                                                                   EKZEMPLAR I VETËM

                                                                                                   DATË 28 – 29/8/1987

                                                  R A P O R T

MBI VËZHGIMIN E OBJEKTIT XHAVIT QESJA I CILI NGA ANA E JONË NJIHET ME PSEUDONIMIN

                                                                 “G O R I L L A”.

Ditën e parë datë 28.8.1987 – Në Orën 7.00’ filloi vëzhgimi në pritje të ardhjes së objektit në Degën e P. Brendshme.

Në Ora.9.00’ shihet që objekti vjen nga drejtimi i rrugës “A. Goga” i shoqëruar nga gruaja e djalit të Ruzhdiut, vëllait të objektit e si vinë para Degës, këtu gruaja qëndron në pritje, ndërsa objekti shkon e futet në Degën e P. Brendshme.

Në Ora 9.30’ objekti del nga Dega e bashkohet me gruan e djalit të Ruzhdiut e që të dy largohen duke vazhduan ecjen në këmbë në rrugën “A. Goga” e në Ora 9.45’ që të dy futen në shtëpinë e Rruzhdi Qeses, në lagjen Nr. II.

Në Ora 12.05’ shihet që objekti del nga shtëpia e Rruzhdiu i shoqëruar nga djali i Rruzhdiut që të dy së bashku kalojnë në rrugët “I. Qemali”, “B. Çelmeta”, “Xh. Hasa”, “Migjeni” e në Ora 12.15’ futen në poliambulancën qendrore në dhomën ku bënë vizita “Otorinollogu”.

Në Ora 12.35’ objekti së bashku me djalin, dalin nga vizita e kalojnë po në të njëjtat rrugë e në Ora 12.50’ futen në shtëpinë e Rruzhdiut.

Deri në Ora 21.30’ që vazhdoi vëzhgimi, objekti nuk është parë që të dalë më. Pas kësaj ore vëzhgimi ndërpritet.

Dita e dytë Datë 29.8.1987. – Në ora 6.30’ filloi vëzhgimi në pritje të daljes së objektit nga drejtimi i shtëpisë së Rruzhdiut?

Në Ora 7.20’ shihet që objekti del nga drejtimi i shtëpisë së Rruzhdiut i shoqëruar nga djali i Rruzhdiut dhe gruaja e djalit të Rruzhdiut e që të tre kalojnë në rrugët “I. Qemali” e në Ora 7.35’ futen në laboratorin e analizave të gjakut e të urinës.

Në Ora 7.40’ objekti i shoqëruar po nga djali e gruaja e djalit të Rruzhdiut, dalin prej këtu e kalojnë po në këtë rrugë e si vinë para shtëpisë së Rruzhdiut këtu gruaja e djalit të Rruzhdiut, ndahet nga objekti dhe shkon e futet në shtëpinë e saj, ndërsa objekti së bashku me djalin e Rruzhdiut kalojnë në rrugën “I. Qemali”, “A. Goga” e në Ora 7.55’ para Degës P. Brendshme, këtu djali qëndron në pritje ndërsa objekti shkon e futet në Degën e P. Brendshme.

Në Ora 9.10’ objekti del nga Dega e bashkohet me djalin e Rruzhdiut e që të dy kalojnë po në rrugën “A. Goga”, “I. Qemali” e në Ora 9.35’ futen në shtëpinë e Rruzhdiut.

Në Ora 10.50’ objekti së bashku me djalin e Rruzhdiut, dalin nga shtëpia e kalojnë në rrugët “I. Qemali”, “B. Çelmeta”, “Xh. Hasa”, “Migjeni” e në Ora 11.10’ futen në qendrën sanitare.

Në Ora 11.20’ dalin nga qendra sanitare e kalojnë po në këto rrugë e në Ora 11.25’ futen në poliambulancë, këtu objekti vizitohet tek dhoma e vizitave për zemër.

Në Ora 12.35’ objekti del nga këtu së bashku me shoqëruesin e kalojnë në rrugët “Migjeni”, “Xh.Hasa”, “B.Çelmeta”, “I.Qemali” e në Ora 12.50’ futen në shtëpinë e Rruzhdiut.

Deri në Ora 21.30’ që vazhdoi vëzhgimi, objekti nuk është parë që të dalë më. Pas kësaj ore vëzhgimi ndërpritet.

U shtyp sipas raporteve origjinale të përpiluara nga grupet e vëzhgimit. (Memorie.al)

                   PËRGJEGJËSI SEKTORIT VËZHGIMIT

                                     ILIA BARDHI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!