AktualitetPolitike

“Shefi i Policisë së Fierit plagos rëndë efektivin”, denoncimi te Berisha: Krimi ‘shitet’ si vetëplagosje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një polici digjital, i cili denoncon Shefin e Policisë së Fierit se ka plagosur vartësin e tij. Sipas denoncuesit ngjarja është fshehur nga policia, duke e 'shitur' si vetëplagosje.
Featured image of article: “Shefi i Policisë së Fierit plagos rëndë efektivin”, denoncimi te Berisha: Krimi ‘shitet’ si vetëplagosje Komisariati i Policisë Fier

FIER- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e një polici digjital, i cili akuzon Policinë e Fierit për fshehje të një ngjarje të rëndë, ku shefi i policisë ka plagosur vartësin e tij.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për shefin e policisë së Fierit, Adriatik Mehmetaj, i cili pas një sherri ka plagosur rëndë efektivin vartës të tij, ndërsa ngjarja është raportuar si vetëplagosje, duke fshehur kështu të vërtetën.

Postimi i plotë:

Narkoshefi i policise se Fierit plagos rende vartesin!

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Ai fsheh krimin!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

Pershendetje Doktor,
Para tre javesh ne ambjentet e komisariatit te policise Fier, ka ndodhur nje ngjarje rend!
Shefi policise Adriatik Mehmetaj pas nje sherri plagosi rend efektivin e policise apo kolegun e tij. Kjo ngjarje rende u fsheh nga policia e Fierit, duke paraqitur ate si vetplagosje nga ana e policit por, ne fakt ky u detyrua nga shefi I tij te thote se u vetplagos.
Mediat fillimisht e raportuan por cuditerisht me pas e zhdukuken lajmin…te gjithe e dine kete ngjarje por askush nga policet nuk flet sepse ndihen I kercenuar …..

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment