Bota

Shefi i OBSH jeo paralajmërimin e FORTË: COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike dhe as urgjenca e fundit globale

Tedros ndër të tjera tha se njerëzimi ka një përgjegjësi të përbashkët për ta përgatitur botën për pandeminë tjetër. Ai tha se pandemia COVID-19 ka dëmtuar masivisht jetën dhe jetesën, duke prishur sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe shoqëritë.
Featured image of article: Shefi i OBSH jeo paralajmërimin e FORTË: COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike dhe as urgjenca e fundit globale Kreu i OBSH.

GJENEVË -Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se koronavirusi i ri (COVID-19) është një shenjë paralajmëruese e emergjencave globale të shëndetit në të ardhmen, si dhe bëri thirrje për investime politike dhe financiare për të parandaluar pandemitë.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit dhe as urgjenca e fundit globale shëndetësore. Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca e ardhshme shëndetësore, por e dimë që do të vijë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Tedros në nisjen e raportit të Bordit të Monitorimit të Përgatitjes Globale (GPMB) për vitin 2020.

Tedros ndër të tjera tha se njerëzimi ka një përgjegjësi të përbashkët për ta përgatitur botën për pandeminë tjetër. Ai tha se pandemia COVID-19 ka dëmtuar masivisht jetën dhe jetesën, duke prishur sistemet shëndetësore, ekonomitë dhe shoqëritë.

“Edhe vendet me sisteme të përparuara shëndetësore dhe ekonomi të fuqishme janë mbingarkuar. Ne nuk mund edhe më tej t’i shtrëngojmë duart dhe të themi se duhet bërë diçka. Ne nuk e dimë se cila do të jetë urgjenca tjetër shëndetësore, por ne e dimë që do të vijë. Dhe ne duhet patjetër të jemi të përgatitur”– tha Tedros.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komentet e shefit të OBSH-së vijnë teksa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 29 milionë, me 924.953 vdekje dhe pothuajse 19.7 milionë të shëruar.

Burimi: AA

(A.K.dosja.al)

Shto Koment