Aktualitet

Shefi i komisariatit në Pogradec bëhet ‘një’ me protestuesit: Keni të drejtë! Djemtë e revoltuar: Na merrni 2 mln lekë për një cigare hashash, hiqni kapelet

VIDEO
Të rinjtë kërkojnë që të gjithë efektivët të heqin kapelet e ndërsa shefi i komisariatit thotë se ata janë aty për të mbrojtur qytetarët.

POGRADEC– Artur Hebaj, shefi i komisariatit të Pogradecit ka mbështetur protestën e organizuar në këtë qytet, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet Hebaj në një grup me të rinjtë që sot ngritën zërin për drejtësi.

Të rinjtë kërkojnë që të gjithë efektivët të heqin kapelet e ndërsa shefi i komisariatit thotë se ata janë aty për të mbrojtur qytetarët.

Pjesë nga biseda

Hebaj: U mblodhët nuk ka problem… po ju thotë njeri gjë?

Protestuesit: Ku është drejtësia, jo e ka pistoletën, jo s’e ka…ku është drejtësia ta dimë?

Hebaj: Ne ju ju mbrojmë..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protestuesit: Të heqin kapelet, këtë duam ne

Hebaj: Kush

Protestuesit: E gjithë policia të heqë kapelet…

Protestuesit: Si po na mbroni o si…vrisni njerëz si qen. Ai 7 vjet merr, ulet me 5 dhe për tre vite del… është njeri, nuk është pulë.

Hebaj: Ku e dini, pse paragjykoni…

Protestuesit: Po po marrin 2 milionë lekë për një cigare hashash more, si…

(F.m/dosja.al)

Shto Koment