Aktualitet

Shefi i Kirurgjisë tregon gjendjen e Preng Gjinit: Ka dëmtime në fytyrë, në qafë dhe bark, zhvilluan operacionin e parë, zgjati 4 orë

Dritan Çela ka folur për gjendjen shëndetësore të Preng Gjinit. Ai ka tereguar se 51-vjeçari ka dëmtime në fytyrë, në qafë dhe bark.
Featured image of article: Shefi i Kirurgjisë tregon gjendjen e Preng Gjinit: Ka dëmtime në fytyrë, në qafë dhe bark, zhvilluan operacionin e parë, zgjati 4 orë Dritan Çela
Përditësuar:

TIRANË– Shefi i Kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Dritan Çela ka folur për gjendjen shëndetësore të Preng Gjinit.  Mjeku tha tha se pacienti po bën një kontroll nga okulisti ndërsa deklaroi se operacioni i djeshëm ka pasur një rezultat të mirë. Ai ka treguar se 51-vjeçari ka dëmtime në fytyrë, në qafë dhe bark.

“Gjendja e pacientit është e stabilizuar. Pacienti është duke bërë një kontroll nga okulisiti. Operacioni i djeshëm ka shkuar mirë në përgjithësi. Kemi bërë një operacion prej katër pesë orësh. Gjatë natës ka qenë i stabilizuar. Pacienti ka qenë në reanimacion. Ka dëmtime në fytyrë, në qafë, dëmtime në bark. Janë riparuar. Është hequr një pjesë zorrësh, janë riparuar disa të tjerë. Do ta ndjekim në dinamikë dhe do shohim. Në gjymtyrë me përjashtim me dorë së majtë ka disa gishta që kanë nevojë për ndërhyje. Pjesa tjetër nuk besoj se do kenë nevojë“, është shprehur mjeku.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Deri më tani janë shoqëruar 6 persona.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment