Aktualitet

Pedagogu në Akademi, Agim Basha: Policë të inkriminuar dhe të pakënaqur i bëjnë dosje Ardi Veliut dhe efektivëve, të çohen para drejtësisë

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se ‘Rojaterët e Policisë’, ata që raportojnë efektivët dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu janë efektivë të pakënaqur dhe bëjnë raportime.
Featured image of article: Pedagogu në Akademi, Agim Basha: Policë të inkriminuar dhe të pakënaqur i bëjnë dosje Ardi Veliut dhe efektivëve, të çohen para drejtësisë Agim Basha dhe Ardi Veliu

TIRANË– Agim Basha, pedagog në Akademinë e Rendit ka analizuar mënyrën se si është sulmuar drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se ‘Rojaterët e Policisë’, ata që raportojnë efektivët dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu janë efektivë të pakënaqur dhe bëjnë raportime.

Ndër rreshta, Basha shkruan se disje që përpilohen prej tyre mbeten edhe pau verifikuar, duke lënë kështu të oandëshkuar këta që raportojnë efektivët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Statusi i plotë i Agim Bashës:

“Rojtarët” e Policisë Shqiptare. Si funksionon struktura ne varësi të MB që paguhet për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar shkeljen e ligjit nga Policia ? Analizojmë rastin e fundit të publikuar në lidhje me Dr.Pergj.të Policisë. “Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco” Ky informacion gjendet në dosjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. A mund të akuzohet dikush nga një informacion që regjistrohet në adresë të tij ? Jo, sigurisht. Informacioni verifikohet e nëse rezulton i saktë thellohet me të dhëna të tjera dhe sipas konstatimeve e parashikimeve në ligj proçedohet më tej. Në përfundim do të kemi arritur të ngarkojmë me përgjegjësi ligjore personin e dyshuar ose shfajësojmë. Këtu mbyllet historia. Alternativë tjetër nuk ka. Për rastin në fjalë është e qartë që z.Ardi Veliu nuk rezulton që të jetë gjykuar dhe të jetë gjetur fajtor për ndonjë nga veprat penale që përmban informacioni. Mendoni kur “Rojtarët” kanë patur 1 vit kohë , sepse thonë “gjate periudhës 2002-2003”. Atëherë ?! Pse përdoret ky informacion ? Supozojmë me të drejtë se informacionin e ka bërë një vartës i pakënaqur, një koleg rival, një qytetar i cënuar nga korrektësia në zbatimin e ligjit e Oficerit, një i inkriminuar që është hetuar apo arrestuar nga Oficeri. Mund ta këtë bërë edhe Specialisti ose Shefi i ShÇBA-së për interesa personale apo me porosi, siç ka ndodhur në jo pak raste që kur është krijuar Ministria e Brendshme.Kemi të drejtë të mendojmë pikërisht më këtë mënyrë. Nuk mund të ndodh që edhe e ka bërë, edhe nuk e ka bërë dikush, diçka. O njëra , o tjetra. Si përfundim: Meqë z.Ardi Veliu nuk ka bërë asnjë nga ato që thuhet në informacion, atëherë është dikush apo disa të tjerë që kanë shkelur ligjin çuditërisht ata nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi “viktimat” e tyre duhet të mbajnë mbi shpatulla thesin plot baltë e shpifje të cilin “Rojtarët” mund t’ju hapin sa herë të duan. Këta pra janë “Rojtarët e Policisë” Mund të bëjnë çfarë të duan mjafton ta kërkojë Ministri i radhës. E kuptoni se çfarë ju ka bërë politika Oficerëve të Policisë nëpërmjet “Rojeve të ligjit e të moralit” ? Ju garantoj se nuk ka zyrtar të Policisë që nuk i regjistrohet informacion. Pyetja e fundit: Kujt i kanë shërbyer këta njerëz ? Policisë?! Absolutisht Jo !!! Përkundrazi i kanë sjellë dëme të jashtëzakonshme. Aty ka njerëz që në mënyrë kriminale kanë dëmtuar në vijimësi jo vetëm imazhin e reputacionin e policisë me informacione e akuza të rreme, por kanë shkatërruar jetën e qindra Oficerëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment