Bota

SHBA vazhdon “luftën” për mbylljen e aplikacionit TikTok, këshilltari i Trump: Të dhënat shkojnë tek Partia Komuniste e Kinës

Tik Tok është aplikacion në pronësi të Kompanisë kineze "ByteDance LTD" dhe është përdoret masivisht nga adoleshentët, ndërsa weChat ështe në pronësi të gjigandit të kompanisë kineze Tencent Holdings dhe është aplikacioni më i përdorur i komunikimit në Kinë dhe nga të gjithë kinezët në të gjithë botën.
Featured image of article: SHBA vazhdon “luftën” për mbylljen e aplikacionit TikTok, këshilltari i Trump: Të dhënat shkojnë tek Partia Komuniste e Kinës Tiktok

SHBA- Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro ka thënë se pret që Presidenti Donald Trump të ndërrmarrë “veprime të forta” kundër aplikacioneve të mediave sociale me pronësi kineze si “Tik Tok” dhe weChat. Navarro ka thënë se justifikimi i kompanisë TikTok që është shkëputur nga pronarët kinezë dhe se ekziston mundësia e shitjes te një blerës amerikan nuk do i japë zgjidhje problemi.

“Administrata Trump “sapo filloi” me dy aplikacionet dhe kjo nuk e përjashton faktin që do mund të ndalojmë përdorimin e tyre në SHBA. Edhe nëse TikTok i shitet një blerësi amerikan, kjo nuk do ta zgjidhë problemin. Do jetë më keq, ne do të duhet ti japim Kinës miliarda dollarë që TikTok të operojë në ShBA” ka thënë Navarro për Fox News.

Presidenti Donald Trumpka thënë javën e kaluar se administrata e tij po mendon të ndalojë aplikacionin e videove TIKTok në SHBA. Ndërsa Sekretari i Shtetit, Micheal Pompeo ka thënë se ndalimi i aplikacionit është përpjekje për të mbrojtur të dhënat private të qytetarëve amerikanë.

Tik Tok është aplikacion në pronësi të Kompanisë kineze “ByteDance LTD” dhe është përdoret masivisht nga adoleshentët, ndërsa weChat ështe në pronësi të gjigandit të kompanisë kineze Tencent Holdings dhe është aplikacioni më i përdorur i komunikimit në Kinë dhe nga të gjithë kinezët në të gjithë botën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

TikTok ka ngritur shqetësim midis zyrtarëve amerikanë dhe koorporatës amerikane, e cila po shikonte përdorimin e aplikacionit midis stafit. Wells Fargo & Co iu kërkoi punonjësve që të fshinin TikTok nga telefonat e tyre të punës për shkak të sigurisë.

Amazon.com Inc. gjithashtu iu tha punonjësve të premten të fshinin TikTok nga pajisjet celulare që ata përdorin për të hyrë në kompani, por më vonë tha se udhëzimi ishte një gabim. Navarro ka reaguar, duke thënë se kthimi i vendimit të Amazon për ndalimin e përdorimit të aplikacionit tregon fuqin e Partisë Komuniste Kineze në kompanitë amerikane.

“TikTok po përdorë të njëjtën lojë si kompania Huawei Technologis. Co duke punësuar si ish-drejtuesin e Disney, Kevin Mayer si CEO të ri. Të vendosësh “një kukull amerikane” në krye nuk do të funksionojë.” tha ai.

(k.a;f.g/dosja.al)

Shto Koment