SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
SHBA– Vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna për koronavirusin mund të jenë gati për autorizim dhe shpërndarje në SHBA brenda disa javësh, duke krijuar kushtet që vaksinimi të fillojë sa më shpejt këtë vit, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar.
Shtetet dhe territoret janë gati të fillojnë shpërndarjen e vaksinave brenda 24 orëve nga marrja e autorizimit të entit rregullator, thanë zyrtarët në një telefonatë me gazetarët, duke shtuar se kërkesat komplekse për depozitimin e vaksinës në temperatura të ulta nuk do të jenë pengesë që të gjithë amerikanët të mund ta marrin atë.
“Tani kemi dy vaksina të sigurta dhe shumë efektive që mund të autorizohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe gati për t’u shpërndarë brenda disa javësh,” tha zoti Azar gjatë konferencës së tij mbi programin qeveritar për COVID-in, të quajtur “Operacioni Shpejtësia e Dritës”.
Rreth 40 milion doza të të dyja vaksinave, të cilat kërkojnë nga dy injektime katër javë larg njëri-tjetrit do të jenë në dispozicion deri në fund të vitit, thanë zyrtarët.
Çdo muaj pas kësaj, kompanitë do të jenë në gjendje për të prodhuar më shumë se 40 milion doza në muaj për amerikanët, shtuan ata.
Vaksina Moderna ka të ngjarë të autorizohet brenda shtatë deri në 10 ditë pas marrjes së autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës Pfizer.
Përveç kësaj, zyrtarët amerikanë thanë se brenda disa javëve të ardhshme do të jenë gati të dhënat e para për dy vaksina të tjera.
Shefi i programit amerikan të vaksinave për COVID-19, Moncef Slaoui, tha se nuk do të ketë asnjë kufizim se kush do ta marrë vaksinën.
Qeveria, zyrtarët dhe kompanitë private janë të gatshëm t’i shpërndajnë vaksinat (që të dyja me rreth 95% efektivitet në provat kryesore) në të gjitha pjesët e vendit, tha ai.
Marrë nga Zëri i Amerikës
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një ish-oficer i Forcave Speciale Amerikane u deklarua fajtor të mërkurën lidhur me akuzat se u kishte siguruar informacione sekrete ushtarake, agjentëve rusë t...
Sondazhet parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara tregonin se Joe Biden do ta fitonte me shumicë dërrmuese garën presidenciale dhe se demokratët do të merrnin kont...
SHBA–Komiteti për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës, të cilin e kryeson Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të ...
SHBA-Kryetari i Bashkisë së Neë Yorkut, Bill de Blasio ka njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme në vend do të mbyllen shkollat, si një masë parandaluse ku...
SHBA– Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden, ka zhvilluar një takim virtual me personelin shëndetësor në vijën e parë kundër COVID-19, në Wilmington, Del...
SPANJË– Spanja ka autorizuar ditën e sotme fillimin e fazës së fundit të provës klinike të një vaksine antiCOVID-19. Mediat e huaja bëjnë me dije se ...
SHBA-Ivanka Trump është vënë sërish në vëmendjen e mediave. Sipas The Guardian, ish-shoqja e saj Lysandra Ohrstrom, ka thënë se ajo ndan të njëjtën dëshirë me b...
GREQI- Greqia po shqyrton vendimin për të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se ky vendim mund të merret për shkak të ...
Nivelet e antitrupave kundër virusit që shkakton Covid-19 duket se bien më shpejt tek burrat sesa tek gratë, sipas një studimi të fundit në spitalet e Strasburg...
BRITANIA E MADHE– Paul Fitzgerald është një i burgosur, i cili ditën e sotme ka vrarë në mënyrë makabër, Richard Huckle një pendofil famëkeq.Autoritetet ...