Bota

SHBA: Tubacioni i naftës ndalon punën pas sulmit kibernetik

Kompania “Colonian Pipeline” nuk tha se kush ishin autorët dhe se çfarë i ishte kërkuar. Sulmet kibernetike që marrin peng sistemet kompjuterike, zakonisht përfshijnë hakerë kriminalë që kërkojnë shuma të mëdha parash përkundrejt lirimit të sistemeve kompjuterike.
Featured image of article: SHBA: Tubacioni i naftës ndalon punën pas sulmit kibernetik Foto ilustruese

SHBA– Operatori i një tubacioni që transporton lëndë djegëse në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara thotë se ka rënë viktimë e një sulmi kibernetik e cila mori peng sistemin kompjuterik të kompanisë dhe për pasojë ajo ka ndaluar përkohësisht të gjitha veprimtaritë e tubacionit.

Kompania “Colonian Pipeline” nuk tha se kush ishin autorët dhe se çfarë i ishte kërkuar. Sulmet kibernetike që marrin peng sistemet kompjuterike, zakonisht përfshijnë hakerë kriminalë që kërkojnë shuma të mëdha parash përkundrejt lirimit të sistemeve kompjuterike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kompania “Colonial Pipeline” transporton benzinë, naftë dhe karburant për avionë nga rafineritë që gjenden në Gjirin e Meksikës përmes tubacioneve nga Teksasi deri një Nju Xhersi. Kompania tha se ka punësuar një firmë të sigurisë kibernetike për të hetuar natyrën dhe qëllimin e sulmit si dhe ka kontaktuar agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

Marrë nga VOA.

Shto Koment