Bota

SHBA/ Treni del nga shinat në Sibley dhe përfshihet nga zjarri, evakuohen njerëzit

Një tren në Sibley ka devijuar nga shinat dhe më pas është përfshirë nga flakët. Dalja e trenit nga shinat përfshiu 47 vagona, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Autoritet kanë nisur hetimet dhe evakuimin e banorëve.
Featured image of article: SHBA/ Treni del nga shinat në Sibley dhe përfshihet nga zjarri, evakuohen njerëzit treni i dale nga shinat perfshihet nga flaket

SHBA- Një tren që doli nga shinat në Sibley, u përfshi nga zjarri. CNN raporton se ekipi i trenit nuk u lëndua dhe se ekipet e Union Pacific janë duke u përgatitur të heqin vagonët hekurudhorë.

Dalja nga shinat ndodhi rreth orës 2 pasdite dhe përfshiu rreth 47 vagonë.

Autoritetet thanë se zjarri u shkaktua nga karburant naftë, dhe se prishja e binarëve ishte rezultat i shembjes së urës. Ata kërkuan evakuimin e banorëve të zones, për shkak të shqetësimit rreth nitratit të amonit që transportohej nga trenat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për njerëzit që nuk evakuuan, Zyra e Sherifit të Qarkut Osceola shkroi në një postim në Facebook se banorët “u këshilluan të hapnin dritare në të dy anët e shtëpive të tyre dhe të pozicionoheshin në mes të shtëpive të tyre”.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment