Bota

SHBA ‘thyen’ rekordin global të personave me COVID-19, Florida mbi 15000 të infektuar në ditë, protesta për heqjen e maskave

Aktivistë kundër maskave në disa shtete, përfshirë Floridën dhe Michiganin, kanë organizuar protesta kundër masave të marra, duke argumentuar se cënojnë lirinë e individit.
Featured image of article: SHBA ‘thyen’ rekordin global të personave me COVID-19, Florida mbi 15000 të infektuar në ditë, protesta për heqjen e maskave Foto ilustruese

SHBA- Florida ka shënuar numrin rekord të personave të prekuar nga Covid-19 të dielën, me mbi 15,000 raste të reja. Ndërkohë administrata Trump ka ripërsëritur vendimin për hapjen e shkollave dhe nga ana tjeter janë planifikuar protesta në Michigan dhe Misuri kundër vendosjes së maskave.  Rritjet ditore në Florida kanë tejkaluar numrin më të lartë të raportimeve ditore të personave të prekur me COVID-19 në krahasim me cdo vend evropian gjatë pandemisë. Florida gjithashtu ka thyer rekordin, që rendiste Nju Yorkun me 12.847 të infektuar në ditë, më 10 prill kur ishte dhe epiqendra e shpërthimit në SHBA.

Sipas një studimi të “Reuters”, në rast se Florida do ishte një shtet më vete, do të renditej në vendin e katërt në botë për numrin më të lartë të rasteve të të prekurve me COVID-19 gjatë një dite pas Shteteve te Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Raporti për rritjen e rasteve në Florida ka ardhur një ditë pas rihapjes së “Walt Diney World ” në qytetin e Orlandos, i cili u rihap, pavarësisht se me një numër të kufizuar të të ftuarve. Sipas rregullave, njerëzit ishin të pajisur me maska dhe iu bënë kontrolle temperature.

Aktivistë kundër maskave në disa shtete, përfshirë Floridën dhe Michiganin, kanë organizuar protesta kundër masave të marra, duke argumentuar se cënojnë lirinë e individit.

Ndërkohë që numri i të infektuarve më koronavirus po rritet në rreth 40 shtete, sipas analizave të kryera në dy javët e fundit në krahasim më dy javët e mëparshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetet e Bashkura kanë thyer rekord global duke regjistruar rreth 60.000 raste të reja në ditë për katër ditët e fundit. Në qytete si Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksas, numri i personave të testuar që kanë rezultuar pozitivë dhe i personave të shtruar në spital me COVID-19 janë në rritje.

Gjithashtu në testet e kryera në Florida ditën e diel, kanë rezultuar pozitiv 143.00 raste në krahasim me një mesatare prej 68,000 raste të një jave më parë.

Ndërkohë përballë një ekonomie të dëmtuar dhe një qeveria e cila kërkon zgjedhje në muajin nëntor, Presidenti Donald Trump u ka bërë presion shteteve që të rihapin bizneset dhe shkollat e mbyllura.

(k.a;f.g./dosja.al)

Shto Koment