Bota

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Njoftimin zyrtar i vendimit ditën e sotme, vjen pas më shumë se një muaj pasi presidenti Donald Trump njoftoi qëllimin e tij për t'i dhënë fund marrëdhënieve të SHBA me OBSH-së.
Featured image of article: SHBA tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Presidenti amerikan, Donald Trump.

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA’në nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19.

“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA’në nga OBSH’ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi

Demokratët thanë se vendimi ishte i papërgjegjshëm dhe i keq-konsideruar, duke theksuar se  pandemia po përhapet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është jetik për të përballuar krizën.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment