LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Spekulimet për ndryshime kufijsh në Ballkan, kërcënim i panevojshëm për stabilitetin

27 Prill 2021, 08:15 Nga DOSJA
SHBA: Spekulimet për ndryshime kufijsh në Ballkan, kërcënim

SHBA– Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe antarësimit në institucione kyçe evropiane dhe auroatlantike, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Në të, zëdhënësi nënvizon se Uashingtoni vazhdon të punojë me vendet e rajonit dhe partnerët e tij evropianë për të çuar përpara reformat në qeverisje, shtetin ligjor si dhe përpjekjet anti-korrupsion, si dhe për të mbështetur median e pavarur dhe një shoqëri civile energjike që do të forcojnë perspektivat evropiane të rajonit dhe do të avancojnë synimet afat-gjata për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Ne jemi të angazhuar të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor të thellojnë partneritetet e tyre ekonomike, të arrijnë objektivat klimatike, t’i bëjnë rezistencë manipulimeve energjetike nga Rusia duke zhvilluar një sistem të larmishëm burimesh të energjisë së pastër, si dhe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne gjithashtu duam të ndihmojmë rajonin drejt begatisë dhe rritjes ekonomike, ndërkohë që mbrohet infrastruktura dhe industritë e tij nga praktikat kebërëse të Kinës,”– thuhet në deklaratë.

Deklarata ndalet edhe tek partneriteti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në hapësirë me vendet e rajonit, “përfshirë me anëtaret më të reja të NATO-s, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”. Zëdhënësi thekson më tej synimet e Shteteve të Bashkuara për ta thelluar këtë bashkëpunim përmes stërvitjeve, manovrave ushtarake, misioneve të përbashkëta ddhe prokurimeve.

“Përshëndesim përparimin që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reforma me rëndësi kritike dhe vazhdojmë të mbështesim hapjen e negociatave për antarësim në BE me dy vendet në qershor”.

Deklarata vijon më tej se “Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të mbështesin përpjekjet për një marrëveshje detyruese, gjithëpërfshirësie për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar tek njohja e ndërsjelltë, e cila të shërbejë si themel për bashkëpunim dhe begati të qëndrueshme”. Në dokument, zëdhënësi Price shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe u bën thirrje palëve të riangazhohen në proces me një frymë të nevojës urgjente për të adresuar temat teknike dhe politike. “Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar Angazhimet e Uashingtonit në mbështetje të synimeve për normalizim të plotë,” thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi Price shton më tej se SHBA po punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur Bosnje-Hercegovinën të vazhdojë reforma, përfshirë reformat elektorale, të cilat do t’i sjellin statusin e kandidates për antarësim në BE.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje Hercegovinën, e krijuar 25 vjet më parë përmes Marrëveshjes së Dejtonit, ka dhënë një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në këtë vend, thuhet në deklaratë. “Ne vazhdojmë të mbështesim rolin e rëndësishëm të Përfaqësuesit të Lartë dhe përpjekjet e tij për axhendën 5+2 (me 5+2 objektiva), duke e vënë theksin edhe më shumë tek anti-korrupsioni si çelësi i forcimit të sundimit të ligjit”.

“Siç e kemi parë, spekulimet e panevojshme kohët e fundit për ndryshim kufijsh në Ballkan në bazë të linjave etnike kërcënojnë të sjellin destabilitet në rajon dhe zgjojnë jehonën e tensioneve të mëparshme. Një e ardhme e stabilizuar, e begatë për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet tek qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, demokracia shumetnike dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore,”– thuhet në deklatën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ballkani perendimor ned price ballkani perendimor ned price

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni