Politike

SHBA sjell ndihmat e para për përballimin e COVID-19, Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira! (FOTO)

  • Kim: Jam krenare, çdo gjë në mbrotje të punonjësve në vijën e parë
  • Në një postim në mediat sociale, ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka shpërndarë dhe disa foto gjatë tërheqjes së ndihmave.
    Featured image of article: SHBA sjell ndihmat e para për përballimin e COVID-19, Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira! (FOTO) Ogerta Manastirliu dhe Yuri Kim

    TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjell në Shqipëri ndihmat e para për përballimin e situatës së COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka shpërndarë dhe disa foto gjatë tërheqjes së ndihmave.

    Po ashtu ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka marrë pjesë gjatë ndarjes së pakove. Nga ana tjetër Manastirliu ka shprehur falenderimet për SHBA dhe shkruan se miku i mirë njihet në ditë të vështira.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Miku i mirë njihet në ditë të vështira! Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19🙏🏼 Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana. Jemi #bashkë në këtë luftë 🤜#COVID19🤛🇦🇱🇺🇸”, shkruan ministrja.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment