Politike

Berisha u shpall non-grata! Paloka publikon fotot dhe mban qëndrim: U ndëshkua për qasjen kundër ndarjes së Kosovës

FOTO
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka publikuar dy foto, në njërën shihet ish-kryeministr Berisha ndaj ish-Presidentit të SHBA-VE, George Bush dhe në tjetër, kryeministri Edi Rama me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Featured image of article: Berisha u shpall non-grata! Paloka publikon fotot dhe mban qëndrim: U ndëshkua për qasjen kundër ndarjes së Kosovës George Bush, Sali Berisha, Edi Rama, Aleksander Vucic dhe Edi Paloka

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka konsideruar ‘një ndëshkim’ nga Shtetet e Bashkuara të ish-kryeministrit Sali Berisha shpalljen non-grata të këtij të fundit, për qëndrimin që ka mbajtur kundër ndarjes së kufijve të shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka publikuar dy foto, në njërën shihet ish-kryeministr Berisha ndaj ish-Presidentit të SHBA-VE, George Bush dhe në tjetër, kryeministri Edi Rama me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pa shkruar asnjë fjalë, përmes këtyre fotove, Paloka lë të nënkuptojë se futja e Berishës në ‘listën e zezë’ të Departamentit Amerikan të Shtetit, është një ndëshkim për qëndrimin e tij, lidhur me çështjen e Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe zëri i parë që erdhi nga radhët e bluve, kryedaktorit të gazetës zyrtare të PD, Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi. Në një reagim, Kasmi e quante Berishën ‘burrë shteti’, ndërsa arsyet e vendimit të DASH i lidhi me qëndrimin e ish-kryeministrit për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.


Lajmi kryesor: VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH e fut në listën e zezë! Anthony Blinken: Ish-kryeministër i korruptuar, pasuroi aleatët, po mbrohet duke minuar demokracinë

(kle.mu/dosja.al)

2 Komente në “Berisha u shpall non-grata! Paloka publikon fotot dhe mban qëndrim: U ndëshkua për qasjen kundër ndarjes së Kosovës

  1. O Paloka gjate fushates ne dr e kuptova qe je nje vemje pa burrni e pa gjak. Nje injorant tipik i pd-se. Humbes dhe legen.

  2. O Palok, a e lexove tekstin e DASH?!

Shto Koment