Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
SHBA-Sipas Universitetit Johns Hopkins, totali i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar 64.8 milionë që nga e premtja, me numrin e vdekjeve në mbi 848 mijë. Vala më e fundit e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, e nxitur nga varianti shumë infektiv Omicron, ka thyer rekorde të disa treguesve të pandemisë. Statistikat nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) të publikuara të enjten treguan se Shtetet e Bashkuara tani kanë mbi 155 mijë të shtruar në spital, duke shënuar kështu një nivel të ri që nga fillimi i pandemisë.
Numri i rasteve të konfirmuara të të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është rritur me shpejtësi për shkak të variantit Omicron, sipas njoftimeve të shumta në mediat amerikane. Deri më tani, mesatarja kombëtare ditore e rasteve të reja të konfirmuara është gati tre herë më e lartë se në kulmin e pandemisë dimrin e kaluar. Përkeqësimi i pandemisë po dëmton sistemet shëndetësore në të gjithë vendin, duke detyruar farmacitë në Shtetet e Bashkuara të mbyllin përkohësisht disa dyqane për shkak të mungesës së stafit.
Shkollat në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara po shqyrtojnë gjithashtu kthimin tek arsimi online për shkak të pandemisë.
Numri i shtrimeve në spital me COVID-19 në shtete si Kalifornia pritet të trefishohet deri në fund të janarit dhe rritja do të vazhdojë deri në fund të shkurtit. Kjo po ndikon edhe tek shkollat, të cilat po përpiqen t’i mbajnë dyert hapur, por të dhënat e fundit kanë bërë që shumë njerëz të thonë se mund të rikthehen tek mësimi në distancë në javët e ardhshme.
Për më tepër, dy nga kompanitë më të mëdha të farmacive në Shtetet e Bashkuara, Walgreens dhe CVS Caremark, duhet të mbyllin përkohësisht disa dyqane ose të përshtasin orarin e tyre të punës për shkak të rritjes së numrit të punonjësve të infektuar me variantin Omicron.
Me shtimin e pacientëve dhe humbjen e stafit mjekësor, shumë spitaleve u është dashur të pezullojnë pacientët jo të urgjencës dhe të trajnojnë anëtarët e Gardës Kombëtare për t’u kujdesur për pacientët.
Për shkak të një numri rekord të infektimeve nga varianti Omicron, sistemet mjekësore të 19 shteteve janë ngarkuar në maksimum, me më pak se 15 përqind të kapacitetit në pavionët e kujdesit intensiv, sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS).
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) njoftoi të premten se do të vazhdojë të ndihmojë shtetet në plotësimin e boshllëqeve në personelin mjekësor me anëtarë të Gardës Kombëtare për të lehtësuar presionin mbi spitalet dhe ka dërguar ndërkohë ekipe mjekësore ushtarake në gjashtë shtete, përfshirë Ohajon dhe Nju Jorkun.
Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve në Shtetet e Bashkuara është rritur disa herë në tre javë për shkak të variantit të përhapur Omicron, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Amerikane e Kujdesit Shëndetësor dhe Qendra Kombëtare për Jetesën e Asistuar. (AHCA/NCAL)
Të dhënat përfshijnë më shumë se 14 mijë shtëpi të të moshuarve në Shtetet e Bashkuara. Më 9 janar kishte 32.061 raste të reja të konfirmuara të COVID-19 në azile, më shumë se shtatë herë më shumë se 4.361 raste të raportuara më 19 dhjetor.
Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në radhët e punonjësve të azileve më 9 janar ishte 57.243, gati një rritje prej dhjetëfish nga 5.919 raste të raportuara më 19 dhjetor.
Marrë nga: VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MAL I ZI – Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar ditën e sotme në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj. Sipas mediave malazeze, nuk dihet...
KOSOVË- Kuvendi miraton Rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë. Mediat e huaja raportojnë se nga 77 deputetë në Kuvend, 76 vota kanë shkuar pro...
KOSOVË – Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan asnëj viktimë dhe 658 raste të reja nga COVID-i. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dha informa...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve tetë pikat e rezolutës lidhur me referendumin e Serbisë në Kosovë. Një ndër pi...
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtj...
HAGË– Ish-kandidati i AAK-së për asamblenë komunale në Deçan, Musa Lekaj, ka bërë me dije se është thirrur që të intervistohet në Hagë, për ng...
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e kupton thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për çështjen e refere...
AZIA QËNDRORE- Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov ka urdhëruar zyrtarët qeveritarë të shuajnë zjarrin. Mediat e huaja raportojnë se ur...
LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi, mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në fokus rezoluta e përbashkët(f.i/dosja.al)Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, nd...
KOSOVË- Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se QUINT-i duhet ta mbështes qeverinë e Kosovës për moslejimin e zhvillimit të referend...